Skandaloze: Ronaldo s’kishte mjaftueshëm vota, UEFA e “rahatoi” në formacionin e vitit

Faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve  ka publikuar formacionin më të mirë të vitit 2019. Ky formacion u zgjodh pasi siç u tha aty votuan mbi dy milion tifozë duke zgjedhur lojtarët e tyre të preferuar, shkruan Insporti.com.

Megjithatë, mediumi i njohur britanik Daily Mail ka zbuluar një mashtrim skandaloz të bërë nga UEFA në formacionin e vitit.

Sipas tyre, mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante u largua nga formacioni zyrtar, pasi UEFA vendosi të ndryshojë formacionin për ta mbajtur Ronaldon në ekipin e vitit 2019.

.

Ata shtojnë se UEFA e ka zgjedhje tradicionale formacionin 4-3-3, ndërsa ai ishte ndryshuar në një formacion 4-2-4 për Ronaldon.

Messi, Mane dhe Lewandowski ishin sulmuesit që mblodhën numër më të madh votash, ndërsa Ronaldo do të mbetej jashtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button