Një 20-vjeçar nga Gostivari e ka detyruar gruan e tij të kryejë marrëdhënie seksuale me shokun e tij

Një gostivarase e ka paraqitur bashkëshortin e tij se e ka detyruar në prostitucion, pas së cilës dy persona janë privuar nga liria, njofton Portalb.mk.

Sipas SPB Tetovë, një 20-vjeçare nga Gostivari, në orën 21:50 minuta ka paraqitur se bashkëshorti i saj 21-vjeçar e ka kërcënuar dhe disa herë e ka detyruar që të kryejë marrëdhënie seksuale me shokun e tij. Sipas të paraqiturës, personi në fjalë i ka dhënë shumë të caktuar parash bashkëshortit.

Të dy, bashkëshorti dhe një 19-vjeçar nga Gostivari, për shkak të dyshimin për përfshirje në rastin, janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në Stacionin Policor Gostivar. Nga SPB Tetovë informojnë se po punohet në pastrimin e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button