Studimi: Aroma e të dashurit mund t’ju ndihmojë në uljen e stresit

Shumë vajza pëlqejnë të marrin rrobat e dashurit të tyre për të shijuar aromën e tij. Dhe mirë bëni në fakt sepse, studime të ndryshme tregojnë se aroma e partnerit tuaj është një mjet i shkëlqyer kundër stresit. Nëse nuk e keni pranë partnerin për të ndjerë aromën e tij, mjafton të merrni bluzën e preferuar që ai vesh gjithmonë, shkruan Class.

Eksperimenti

Studimi përfshiu 96 gra që nuhatën këmisha të ndryshme. Meshkujve ju kërkua paraprakisht që t’i vishnin këmishat për 24 orë pa përdorur deodorantë, parfume ose produkte të tjera që kishin aromë. Atyre gjithashtu ju kërkua që të mos hanin asgjë, pasi mund të ndryshohej era e tyre.

Kishte 3 lloje këmishash: një të veshur nga partneri i saj, një e veshur nga një person tjetër dhe një këmishë e re. Dhe secila grua nuhati vetëm një këmishë.

.

Si rezultat, doli që gratë që nuhatën aromën e këmishës së partnerit të tyre, pësuan më pak stres si para ashtu edhe pas provës, sesa ato që nuk e patën këtë fat. Kjo u dha studiuesve një arsye për të menduar se efekti nga era e të dashurit tuaj, edhe në mungesë të tij, do të jetë më i fortë nëse e dini që rrobat ose gjërat i përkasin atij.

Kjo mund të ndodhë edhe për shkak të një procesi evolucionar. Njerëzit kanë frikë nga të huajt, veçanërisht meshkujt.

A funksionon njësoj te të dyja gjinitë?

Supozohet se gratë kanë aromë më të mirë sesa burrat, mirëpo nuk janë bërë ende studime që të tregojnë se meshkujt qetësohen nga aroma e partneres së tyre. Nuk besojmë se do të shikoni ndonjë djalë të veshë pulovrën e të dashurës. Gjithsesi shumë meshkuj pëlqejnë të ndjejnë aromën e flokëve të vajzave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button