Zyrtarizohet rokada te burgu i Tefericit

Tashmë edhe zyrtarisht Armend Shaqiri është caktuar në postin e drejtorit në burgun e Tefericit mëson Portalb. Po sipas këtyre burimeve ana procedurale tashmë është kryer dhe pritet që nga dita e mërkurë Armend  Shaqiri edhe zyrtarisht do të filloj ta ushtroj këtë detyrë  në burgun e vetëm në Strugë.

 Armend Shaqiri është  një  nga ushtarët e UÇK-së  nga  Dollogozhda  që aktivisht mori pjesë  në  konfliktin e vitit 2001. Në  këtë  post ai do të  pasoj nënkryetarin e degës së BDI-së në Strugë, Murat Lumanin, i cili duket se nuk ka shfaqur dëshirë më që të ushtrojë këtë detyrë edhe në një mandat tjetër.

Ndërkohë në disa rrethe dhe struktura politike të integristëve  Murat Lumani, përmendet edhe si një nga kandidatët potencial të BDI-së në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Strugës./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button