Varhejli: Shqipërisë do t’i ofrojmë 28 milionë euro shpërblim për punën e bërë (VIDEO)

Komisioneri i ri për zgjerimin, në një konferencë të përbashkët për mediat, me kryeministrin Rama ka thënë se shpreson shumë që negociatat të nisin përpara samitit të Zagrebit.

“Ne vijojmë ta konsiderojmë Shqipërinë si një vend që është gati të hapë negociatat. Fakti që në tetor nuk u hapën negociatat kishte të bëjë me shqetësimet e disa shteteve. Ne do të punojmë deri kur ta arrijmë qëllimin për hapjen e negociatave. Po punojmë për hapjen e negociatave para Samitit të Zagrebit”, shprehet komisioneri në fjalën e tij, transmeton Top Channel.

Komisioneri shton se duke çmuar punën e bërë nga Shqipëria, ai do të ofrojë 28 mln euro si një shpërblim.

“Ju jap edhe një lajm të mirë, duke pasur parasysh punë e mirë të bërë nga Shqipëria nga fondet e paraaderimit, kemi mundësi të japim 28 mln euro për shpërblim për performancën e mirë që është bërë. Lajm të mirë edhe nga PE, por ai ka një procedurë që duhet ta ndjekë, por propozimin e kemi çuar në PE dhe besoj se gjithçka do të vazhdojë shumë shpejt”- tha ai.

Duke shprehur ngushëllimet e tij për të afërmit e viktimave të 26 nëntorit ai shton: “Do të qëndrojmë përkrah Shqipërisë për ta ndihmuar me çfarëdo mundemi”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button