Mizrahi pas vizitës në Entin – Demir Kapi: Ky është tmerr i pastër

Ministrja e Punës dhe Politikës Socaile, Rashella Mizrahi e ka vizituar Institucionin Publik Enti Special – Demir Kapi. Qëllimi i kësaj vizite ishte që të konstatojë edhe në vendngjarje, gjegjëissht të shohë se si janë kushtet në këtë institucion, njofton Portalb.mk.

Nga takimi dhe biseda me të punësuarit, ashtu siç informojnë nga MPPS-ja, ministrja Mizrahi është informuar për gjendjen momentale të Entit – Demir Kapi, ndërkaq rikonstruimet e paralajmëruara, sipas saj, janë të dukshme vetëm në ngjyrosjen e mureve.

“Nuk mund të flas për humanizmin në kushtet në të cilat qëndrojnë. Këto kushte janë johumane, jonjerëzore. Ky është tmerr i pastër. Nga rregullimet e paralajmëruara në Entin Special mund të gjejmë vetëm mure të ngjyrosura, ndërkaq instalimi i ujësjellësit dhe i rrymës janë ende prej vitit 1956-6a gjegjësisht 58-ta. Kushtet nuk janë kurrqysh, njerëzit janë lënë vetëm”, deklaroi Mizrahi.

Me deklaratat pompoze, shtoi, mund të them se në fillim të marrjes së pushtetit nga LSDM, ky institucion ka pasur 41 shfrytëzues dhe 41 kujdestarë.

“Kjo nënkupton që çdo kujdestarë duhet që të kujdeset për 6 shfrytëzues. Misioni është i pamundur. Duhet që çdo shfrytëzues ta ketë kujdestarin e vet”, theksoi Mizrahi duke shtuar se do të përkushtohet që të ndërrohet kjo gjendje, ndërkaq shfrytëzuesit të marrin kujdesin e nevojshëm, pasi që meritojmë të kenë jetë të dinjitetshme.

Përndryshe, ministrja aktuale paraprakisht ka punuar edhe në Ministrinë e Shëndetësisë, por duket se në atë kohë nuk e ka vizituar Entin – Demir Kapi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button