Bullgarët nga Shkupi e zunë “Telegrafin” duke gënjyer se pllaka përkujtimore e Mara Bunevës është thyer

Lajmin plotësisht të rremë se kinse pllaka përkujtimore e Mara Bunevës është thyer përsëri, që është botuar në gazetën e përditshme bullgare “Telegraf”, e  ka zbuluar Llazar Mlladenov, kryetar i Bordit të drejtues të Klubit Kulturor Bullgar Shkup, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Ai në profilin e tij në Fecebook ka publikuar një foto të një lajmi të publikuar dje në faqen e 8-të të së përditshmes bullgare “Telegraf”, e cili përveç titullit, “Sërish e kanë thyer pllakën e Mara Bunevës”, fillon me pretendimin e rremë se “serbofilët edhe këtë vit i kishin thyer pllakën përkujtimore të Mara Bunevës”. Përveç kësaj, lajmi përmban edhe “deklaratë” nga Llazar Mlladenov që është plotësisht e trilluar. Teksti është nënshkruar nga Rumen Zherev, i cili është nënshkruar si një korrespodent i “Telegrafi Media”.

Mladenov menjëherë ka postuar nën fotografi e lajmit të rremë në “Telegraf” një foto të pllakës përkujtimore të paprekur, afër botimit i djeshëm (14 janar 2020) të gazetës “Slobofden peçat” për të konfirmuar se ishte një gënjeshtër, përkatësisht trillim i plotë.

“Një fotografi në “Telegrafin” e sotëm”, ​​në të cilin është publikuar një gënjeshtër e kulluar, dhe fotografi të pllakës së Mara Bunevës, me gazetë deri datën e sotme, me ëka konfirmohet gënjeshtra! Pyetja është se kujt i shërbejnë ky lloj provokimesh? Kush ka interes të shqetësojë marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë? A janë të sakta thashethemet nga burime të afërta me VUÇIQIN se për dikë në Sofje është e nevojshme që pllaka të jetë thyer!? ”, thuhet në postimin e Mlladenovit.

Më poshtë, në një nga komentet e shumta, Mlladenov thotë edhe se në atë lajm gënjehet kinse ai ka dhënë deklaratë, duke mohuar se “deklarata” në tekst ishte e vërtetë.

“Përdhosja e fundit e vendit të vrasjes së Mara Bunevës është akt marrëzie, mungese të ideve dhe pafuqisë,”’ ka komentuar Llazar Mlladenov për “Telegraf”, thuhet në pjesën e tekstit që Mladenov gjithashtu e hodhi poshtë si një trillim të plotë, duke mohuar komentet se ai kishte bërë deklaratë të tillë Zherevit.

Për t’i qenë gjërat edhe më interesante, në komente përfshijnë një profil me emrin “Rumen Zherev” (“korrespodenti” dhe autori i pretenduar i tekstit) me foto të një burri të moshuar që duket tamam si fotografia e futur si nënshkrimi i tij në lajmin e rremë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button