Vjen dokumentari ‘Udhëve të Argjendarëve Prizrenas’

CHwB Kosova ju fton në prezantimin e dokumentarit “Udhëve të Argjendarëve Prizrenas” të realizuar nga Rina Geci, shkruan KultPlus.

Dokumentari sjell gjashtë video-portrete të mjeshtërve filigranistë nga Prizreni, ku nëpërmjet rrëfimeve dhe shfaqjes së fotografive, dokumenteve dhe video-materialit nga arkivat personale, ndiqen rrugëtimet e argjendarëve protagonistë në profesionin e tyre.

Realizimi i këtij projekti është një segment i një hulumtimi më të gjerë etnografik lidhur me zhvillimin e mjeshtërisë së argjendarisë në Prizren gjatë 100 viteve të fundit.

Dokumentari do të shfaqet me 22 janar, në ora 19:00 në DokuKino në Prizren, shkruan KultPlus.

Mjeshtrit filigranistë flasin më në detaje lidhur me këto tema:
1. Lorenc Vuçaj- Rrëfim për traditën familjare dhe Kujunxhillëkun e Prizrenit
2. Lon Seb Bytyqi- Puna në ndërmarrjen “Filigran”
3. Sadije Turtulla- Rrëfim për shkollën e filigranit
4. Viktor Lekaj- Filigrani si ekonomi familjare
5. Rafael Koci- Festa e argjendarëve “Piri i kujunxhive”
6. Lazër Rrok Lumezi – Nga filigrani tradicional te arti modern

Ky projekt u realizua në kuadër të platformës të #HeritageSpace qe implementohet nga CHwB Kosova. Ky aktivitet është pjesë e projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore” i zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP Kosovo) në Kosovë dhe fiancuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për Paqe dhe Stabilitet (IcSP) dhe Qeverise Suedeze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button