Eurokomisari Varheji foli për kthimin e Nikolla Gruevskit në Maqedoninë e Veriut

Oliver Varheji, eurokomisari për zgjerim theksoi se Bashkimi Evropian (BE) nuk ka kompetenca në lidhje me (mos)kthimin e Nikolla Gruevskit në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Ai gazetarët i këshilloi që pyetjet në lidhje me kthimin e Gruevskit, duhet t’i drejtohen autoriteteve në Hungari. Gjithashtu theksoi se duhet të ketë procese normale gjyqësore pa përzierje nga politika.

“Nuk mendoj se Komisioni e ka parashtruar atë qëllim, se qëllimi i reformave në gjyqësi në Maqedoninë e Veriut është të kthehet ish-kryeministri Nikolla Gruevski nga një vend anëtar i BE-së. Bëhet fjalë për aftësi nacionale”, tha Varheji.

LEXO: Eurokomesari Varhejli për vizitë në Shkup: Maqedonia e Veriut patjetër të fillojë negociatat me BE-në (VIDEO)

LEXO: Varhejl: Kërkova prej PE-së 50 milionë euro shpërblim për Maqedoninë e Veriut

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button