Tërmeti dhe solidariteti!

Tragjedia ndodhi, tërmeti ishte vrastar! E marta e 26 Nëntorit mbeti e zezë, e zezë si korbi! Të gjithë u zgjuam të trishtuar! U zhdukën 51 jetëra,…, qindra të tjera prisnin epilogun e njejtë! U shkatërruan shumë shtëpi, shumë pallate, u demoluan shkolla, u zbrazën lagje,…, u katandisën qytete!

Ndodhi përnjëçast! Shumë fëmijë mbetën pa prindër, shumë prindër pa fëmijë, shumë të reja dhe të rinjë pa të dashurit e tyre,…, shumë të tjerë mbetën pa asgjë! Shumë ëndrra mbetën të pa realizuara, humbi shpresa, …,humbi buzëqeshja!

Filluan operacionet e kërkim-shpëtimit! Shumë të shpeshta ishin fjalët „Trupat e emergjencës“ „Ekipet e specializuara“ „Ushtria shqiptare“„Ushtria e Kosovës“,…. „Ekspertë vendorë e ndërkombëtarë“

Nga çasti në çast vetëm ankth,… ,gjendet viktima e parë, pas pak e dyta, nuk shkon shumë kohë, e treta, …, e pesta, …, e dhjeta,…., e njëzetëepetsta, …, nuk kishin të ndalur! Kudo nëpër rrugë shihje fëmijë të trishtuar, burra me fytyra të mavijosura dhe gra me flokë të shkapërderdhura. Në të gjitha anët dëgjoheshin sirenat thumbuese të ndihmave të shpejta, të zjarrfikësve, …, trishtim! Spitale të stërmbushura me të plagosur e të traumatizuar. Shqipëria i ngjante një vendi të sapodalur nga lufta! Kaos!

Mediat vërshojnë vendin, më të zëshme janë ato shqiptare, mandej ato kosovare, nuk mungonin as ata të rajonit. Shtëpitë e fuqishme mediatike si: CNN, BBC, The Guardian, New York Times, Euronews, Al Jazeera, …, Repubblica, rezervuan hapësirë të konsideruar për ngjarjen në fjalë. Nga të gjitha anët arrijnë telegrame ngushëllimi!

Filluan aksionet humanitare! Radhë të gjata automjetesh mësyjnë kufijtë e Shqipërisë! Vijnë nga të gjitha anët e botës! Janë të stërmbushur me lloj-lloj artikujsh!

Nuk shkon shumë kohë në hapësirë dalin solidarët! Dikush përmend faqen “GoFundMe”, dikush organizatën bëmirëse “Rrënjët Shqiptare” dikush “Fundjavë Ndryshe”, vazhdojnë me biznesmenët Behgjet Pacolli, Shefqet Kastrati, me këngëtaret e mirënjohura, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora.

Solaridariteti u tregua nga të gjitha anët! Solidaritet treguan shumë organizata e institucione si: shkolla, spitale, xhamija, …, kisha! E menjëhershme ishte ndihma e mërgatës shqiptare! Nuk u mungoi as reagimi i fuqishëm i disa shteteve nga lindja e perëndimi!

Dhe euforia, fatkeqësisht apo fatmirësisht, përfundoi! Fillon heshtja, fillon dyshimi! Askush nuk është i sigurtë, apo të paktën, nuk e di se si do të menaxhohen këto ndihma dhe kontribute madhore. Krijohet përshtypja se askush nuk ka një perceptim të saktë dhe bindës!

Sidoqoftë, ne do të mundohemi të mos besojmë në një fenomen të tillë! Ne do mundohemi të mendojmë pozitivisht!

Autor:
Afrim Ramadani

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button