Ndryshimet në Kushtetutë, kryeministri rus dha dorëheqje, Putin ministrave: Vijoni punën si qeveri e përkohshme

Qeveria e Rusisë ka dhënë dorëheqje pasi presidenti i vendit, Vladimir Putin, propozoi ndryshime kushtetuese dhe tha se ai duhet “të organizojë punën”, raporton Anadolu Agency (AA).

Putin pranoi dorëheqjen dhe kërkoi nga kryeministri Dmitry Medvedev të marrë një rol të ri si nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë.

Në një takim me qeverinë pas fjalimit të tij vjetor në Asamblenë Federale, presidenti Putin tha se duhet “të organizojë punën” e zbatimit të detyrave të shprehura gjatë fjalimit të tij.

Në përgjigje të thirrjes së Putinit, kryeministri Medvedev tha se do të ishte e drejtë që qeveria të japë dorëheqje, “për t’ia mundësuar presidentit të marrë të gjithë vendimet e nevojshme”.

“Si qeveri e Federatës Ruse, ne patjetër duhet t’i japim presidentit të vendit tonë mundësitë për të marrë të gjitha vendimet e nevojshme për këtë. Dhe në këto rrethana, në përputhje me nenin 117 të Kushtetutës së Federatës Ruse, qeveria ruse të japë dorëheqje”, tha Medvedev.

Në fjalimin e tij, Putin sugjeroi që të krijohet një pozicion i nënkryetarit të Këshillit të Sigurisë Ruse dhe në këtë post të emërojë Medvedev-in.

Fjalimi i presidentit në Asamblenë Federale është një ngjarje vjetore në të cilën presidenti rus njofton vizionin e tij të drejtimeve strategjike për zhvillimet e vendit në të ardhmen e afërt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button