Reformat në sektorin hekurudhor e presin mbarimin e zgjedhjeve

Edhe përskaj asaj që është premtuar se do të hartohet deri në fund të vitit 2019-të, analiza për ristrukturim të Hekurudhës së Maqedonisë së Veriut – Transport dhe modelet e mundshme për realizimin e saj do të përgatiten deri në mes të vitit 2020. Zgjedhja e modelit të ristrukturimit dhe fillimi i reformave në sektorin hekurudhor do të ndodhin pas mbarimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 12 prillit, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Konsulenti i zgjedhur nga Italia “Pricewaterhouse Coopers Advisory S.r.l” do të duhet që të përgjigjet nëse operatori hekurudhor transportues do të privatizohet, do të mbetet në formatin ekzistues, do të ndahet në dy ndërmarrje të ndara për transportim të mallrave dhe udhëtarëve ose do të shkohet në modelin e hyrjes së kompanive private që duhet të jenë konkurrencë e Hekurudhave të RMV – Transport. Reforma e fundit në hekurudhë është bërë në vitin 2007 kur janë formuar dy kompani të pavarura për infrastrukturë dhe transport.

“Pasi që konsulenti do ta hartojë tërësisht punën projektuese, vendimi për modelin e zhvillimit të HRMV Transport SHA – Shkup do të miratojë Qeveria, informojnë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Maqedonia e Veriut është ndër vendet e fundit në rajon që nuk kanë bërë reforma në sektorin hekurudhor.

Greqia që prej përpara disa viteve e ka privatizuar hekurudhën greke “OSE”, hap të cilin nuk e kanë ndjekur vendet tjera të rajonit. Për atë, Serbia, Bullgaria, Romania dhe Sllovenia kanë sjellë konkurrencë në transportin ngarkues nëpërmjet hyrjes së operatorëve privatë, ndërkaq Mali i Zi, Serbia dhe bullgaria, operatorin shtetëror e kanë ndarë në kompani të ndara që e organizojnë transportin hekurudhorë të njerëzve dhe mallrave.

Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve theksojnë se fillimisht duhet që të pritet analiza e shtëpisë së konsulentëve për këtë çështje, ndërkaq pastaj qeveria t’i shqyrtojë modelet për ristrukturim dhe do të zgjedh mënyrë më të volitshme për zbatimin e reformave të planifikuara në hekurudhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button