Pas vendimit të KSHZ-së, Risto Stavrevski është kryeshef i ri i SPB Shkup

Risto Stavrevski është emëruar kryeshef i ri i SPB Shkup, pasi që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) u shpall jokompetent që të vendos për kërkesën e ministrit të Punëve të Brendshme, Naqe Çulev për vendimin e tij që Stavrevski të udhëheqë me policinë e kryeqytetit, të cilin propozim nuk e nënshkruajti zëvendësja e tij Sllavjanka Petrovska, njofton Portalb.mk.

Me vendim unanim, anëtarët e KSHZ-së konstatuan se nuk bëhet fjalë për çështjet financiare, kadrovike dhe juridike, lidhur me organizimin e zgjedhjeve.

Me këtë vendim, KSHZ praktikisht konstatoi se emërimi i Stavrevskit për kryeshef të ri në SPB Shkup, i nënshkruar nga ministri Çulev është legal.

Një javë pas zgjedhjes së qeverisë teknike filluan ndryshimet kadrovike, në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Përzhinës. Në MPB të premten janë emëruar 12 udhëheqës dhe 12 zv/udhëheqës të sektorëve dhe departamenteve, në pajtueshmëri me nenin 44 nga Ligji për Qeveri. Megjithatë, ministri Çulev dhe zv/ministrja Petrovska nuk u pajtuan për pozitën e kryeshefit të SPB Shkup.

Ashtu siç deklaroi kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski për vendimin e Çulevit për Stavervskin, nuk ka qenë i nevojshëm nënshkrim i lidhur, gjegjësisht konfirmim nga zv/ministrja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button