Kryeministri kroat: Të jetë e qartë, fundi i negociatave të Tiranës dhe Shkupit është anëtarësimi në BE

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç kërkon që të jepet mesazhi i qartë se procesi i negociatave me vendet e Ballkanit Perëndimor përfundon me anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian.

Gjatë prezantimit të programit të presidencës kroate të BE-së, Plenkoviç tha se: “qëllimi i fundit i negociatave duhet të jetë anëtarësimi në BE. Kjo është në qendër të politikës së zgjerimit”.

Ai shpjegoi se organizimi i samitit BE-Ballkani Perëndimor në Zagreb dhe hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të jenë prioritet kryesor i vendit të tij gjatë Presidencës së BE-së.

“Ne nuk e fshehim ambicien tonë për të mbështetur vendet anëtare që të hapin negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Raporti i radhës i Komisionit Evropian dhe propozimet për përmirësimin e metodologjisë së procesit të negociatave do të jenë thelbësore në këtë drejtim”, është shprehur Andrej Plenkoviç.

LEXO edhe Eurokomesari Varhejli për vizitë në Shkup

Sot dhe nesër në Maqedoninë e Veriut në vizitë pune po qëndron eurokomisari për zgjerim dhe fqinjësi politike, Oliver Varhelji, njofton Portab.mk.

Së fundmi, në takimin e presidentit francez Emanuel Makron me kryeministrin kroat Andrei Plenkoviq në Paris, u diskutua se zgjerimi i BE-së dhe ndryshimi i metodologjisë së procesit inkuadrues, është parakusht që Franca të pranojë të fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Komisioni Evropian, do të publikojë mini raport për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në shkurt, ndërsa metodologjia e re, sipas paralajmërimeve pritet të miratohet në mars.

Eurokomisari Varheli, muajin e kaluar tha se negociatat për aderim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, duhet të fillojnë në pranverë. Ai atëherë tha se Bashkimi Evropian duhet ta korrigjojë gabimin e tetorit.

Shtetet anëtare të BE-së, nuk u dakorduan për fillimin e negociatave të të dyja shteteve, për shkak të kundërshtimit të Francës, e cila negociatat i kushtëzojë me miratimin e e metodologjisë së re.

Komisioni Evropian duhet të del me propozim për metodologjinë e re në fund të janarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button