Skadimi i mandateve të anëtarëve të porotës në “TNT” dhe “Monstra”, gabim i (pa)qëllimshëm i gjykatësit

Për rikthimin nga e para të disa lëndëve, siç ndodhi me rastin “TNT” dhe “Monstra”, fajin më të madh e ka gjykatësi i lëndës. Ai nuk ka mbajtur llogari kur e ka filluar procesin gjyqësor dhe se mund të ketë anëtarë të porotës të cilëve mund t’u skadojë mandati, njofton Portalb.mk.

Drejtori i Shoqatës për Hulumtim, Analiza dhe Zhvillim, “Llupa e gjelbër”, Vasko Todorovski, në një koment për Portalb.mk, thekson se duke e njohur praktikën e gjyqësorit në RMV, për procese gjyqësore afatgjate, kryetari i Këshillit Gjykues është dashur që të kontrollojë moshën e anëtarëve të porotës në kohën kur e ka marrë lëndën.

“RASTI TNT” – Përpos palës mbrojtëse që ka zvarritur procesin, fajtor është edhe kryetari i Këshillit Gjykues 

“Nuk mund të themi se TNT është rikthyer nga e para vetëm për shkak të zvarritjeve të mbrojtjes. Ata kanë të drejtë të zvarrisin procesin me qëllim që ta vjetërsojnë lëndën, megjithatë kur është caktuar lënda TNT, si lëndë e komplikuar, përpara se të fillojë, kryetari i Këshillit Gjykues ka mundur të shohë se edhe një vjet apo dy i skadon mandati njërës prej anëtareve të porotës. E dimë se për një apo dy vjet nuk mund të zgjidhet një lëndë e tillë.”, thotë Todorovski.

30 vite pushtet gjyqësor kriminel, i cili është i ndërthurur mes avokatëve, prokurorëve dhe gjykatësve

Sipas tij, ndodhitë në “TNT” nuk duhet fare të na çudisin, edhe paraprakisht ka pasur raste të tilla.

“Dhe do të ndodhin derisa të ekzistojë mafia gjyqësore e cila nuk është formuar prej tani, ose prej pushtetit të kaluar, por ajo është që nga koha e pavarësisë. Ne kemi 30 vite pushtet gjyqësor kriminel, i cili është i ndërthurur mes avokatëve, prokurorëve dhe gjykatësve. Asnjë qeveri nuk ka pasur vullnet që ta rregullojnë çështjen e këtij pushteti pasi që të gjitha pushtetet e kanë shfrytëzuar organizatë mafioze. Anëtarët e porotës shërbejnë vetëm për dekor, rrallë ndodh që ndonjë anëtar të marrë fjalë në gjykatore”, shtoi Todorovski, theksuar se Këshilli Gjyqësor mund të ngrit iniciativa për punë të paligjshme të gjykatësve.

Përndryshe, rikthimi i lëndëve nga e para e hedh poshtë të gjithë punën e kryer në procesin gjyqësor, gjegjësisht lënda fillon prej në zero.

Raste të tilla patëm me “TNT” dhe “Monstra”, të cilat u desh të kthehen nga e para për shkak se njëra prej anëtareve të porotës i ka skaduar mandati. Te të dy lëndët, gjykatës është Ognen Stavrev.

Për dallim prej rastit “TNT” që u humbën 2 vjet punë, në “Monstra” kthimi i lëndës u bë vetëm formalisht, pasi që për 5 minuta gjykimi filloi prej aty ku kishte përfunduar në seancën paraprake.

Opinioni vazhdimisht ka reaguar për zvarritjen e rastit “TNT” nga ana e avokatëve. Gjykatësi Stavrev i ka dënuar 3 avokatë (Donço Nakov, Merxhan Dauti dhe Boro Tasevski) me nga 2.000 euro gjobë pasi që uk janë paraqitur në gjykim.

Përpjekje për bllokadë ka bërë dhe avokati Merxhan Dauti, i cili kërkonte që tërë rasti t’i përkthehet në gjuhën shqipe. Paraprakisht, në gjyqin për “Talir”, me të njëjtën taktikë shtyrje kërkoi edhe i akuzuari, deputetin e VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski

Rastësisht ose jo, gjykimi për “TNT” gjithashtu u zvarrit pasi që ish kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski nuk është paraqitur në gjykatë, për arsye se ashtu siç pati thënë avokati i tij, ai ndodhet në spital për kurim nga lëndimet e marra nga një përleshje me dy persona.

Trajkovski vazhdoi të mos paraqitet në dy seanca në rastin “TNT” nën arsyetimin se s’ka marrë ftesë nga gjykata, derisa gjykatësi Stavrev urdhëroi të shoqërohet me polici në gjykatë. Megjithatë, gjykimi është anuluar për më 20 janar për shkak të gjendjes shëndetësore të Trajkovskit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button