Timonie: Zgjedhjet e suksesshme dhe ligji për prokurori publike parakusht për datë për bisedime me BE-në

“E di se propozimin e Komisionit duhet ta marrin në fund të muajit. Kjo nuk vendoset në mënyrë të njëanshme. Ka konsensus për propozimet tona. Nuk pres komplikime pasi që propozimet tona kanë qenë të bazuara në argumente për të cilat nevojitet kohë. Mendoj se deri në samitin e Zagrebit, do të jemi të gatshëm”, thotë ambasadori francez, Kristijan Timonie për “Utrinski Brifing”, njofton Portalb.mk.

“Na duhen zgjedhje të suksesshme. Progres në agjendën. Pasi që ekziston metodologji, por ekziston edhe agjendë e reformave në agjendën politike, por edhe ligjin për prokurori”, tha ambasadori francez, Timonie.

Së fundmi, në takimin e presidentit francez Emanuel Makron me kryeministrin kroat Andrei Plenkoviq në Paris, u diskutua se zgjerimi i BE-së dhe ndryshimi i metodologjisë së procesit inkuadrues, është parakusht që Franca të pranojë të fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Komisioni Evropian, do të publikojë mini raport për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në shkurt, ndërsa metodologjia e re, sipas paralajmërimeve pritet të miratohet në mars.

Eurokomisari Varheli, muajin e kaluar tha se negociatat për aderim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, duhet të fillojnë në pranverë. Ai atëherë tha se Bashkimi Evropian duhet ta korrigjojë gabimin e tetorit.

Shtetet anëtare të BE-së, nuk u dakorduan për fillimin e negociatave të të dyja shteteve, për shkak të kundërshtimit të Francës, e cila negociatat i kushtëzojë me miratimin e e metodologjisë së re.

Komisioni Evropian duhet të del me propozim për metodologjinë e re në fund të janarit.

Paraprakisht, Franca e ka shpalosur “non-pejperin” e metodologjisë reformuese të procesit të zgjerimit. Në të, ajo kërkon “qasje të rinovuar” në procesin e zgjerimit ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Edhe nga Komisioni Evropian kërkohet që deri më janar 2020 të publikojë metodologji të re në procesin e aderimit, e cila do të aplikohet gjatë fillimit të negociatave për aderim me vendet kandidate. Ndër pikat kryesore të “non-pejperit” janë:

  • Qasja e rinovuar duhet të bazohet në 4 parime: Qasje graduale, kushte të rrepta, përfitime materiale, reverzibilitet i procesit dhe
  • Menaxhim politik më i fortë.

Propozimi francez nuk është pritur mirë në Maqedoninë e Veriut, ngaqë ajo prolongoi për në maj të 2020 marrjen e datës për çeljen e negociatave anëtarësuese me BE-në, të cilat priteshin të ndodhnin në muajin tetor. Mosçeljen e negociatave në tetor, kreu i Komisionit Evropian (KE) e kanë cilësuar si “gabim historik”, ndërkaq kreu shtetëror në RMV si shenjë përgjegjësie shpalli zgjedhje të parakohshme parlamentare për më 12 prill të 2020-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button