Tensione në Liban, dhjetëra të plagosur në përleshjet gjatë protestave (VIDEO)

Të paktën 20 persona janë plagosur mbrëmë vonë në përleshjet midis protestuesve dhe forcave të sigurisë përpara bankës qendrore në kryeqytetin e Libanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Disa protestues u arrestuan nga forcat e sigurisë në rrugën “Hamra” të Bejrutit, citohet të ketë thënë George Kettaneh, sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Libanit, njofton Agjencia Kombëtare e Lajmeve (NNA).

Më pas, protestuesit para bankës qendrore sulmuan forcat e sigurisë, duke i gjuajtur me gurë dhe fishekzjarre. Forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit.

Libani vuan nga papunësia e lartë, me nivel të ulët të zhvillimit dhe me borxhe më të larta në botë, të cilat sipas Ministrisë së Financave të vendit në tremujorin e parë të vitit 2019 arritën në 86.2 miliardë dollarë.

Protesta në Liban, foto Anadolu Agency
Protesta në Liban, foto Anadolu Agency

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button