Edhe Dzeko në radarin e Arsenalit

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, raportohet se është duke përgatitur ofertë për sulmuesin e Manchester Cityt, Edin Dzeko, në afatin kalimtar të janarit.

Daily Mail bën të ditur se Wenger e ka bërë Dzekon cak kryesor, pasi ka marrë dritë të gjelbër të harxhojë në afatin kalimtar të janarit, për të ringjallur sezonin e Arsenalit.

Në anën tjetër, sulmuesi boshnjak është i frustruar me kohën e paktë që kalon në fushë në Etihad Stadium dhe Wenger dëshiron ta sjellë atë në Emirates, duke t’ia siguruar aktivizimin në formacionin startues./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button