Qeveria e Maqedonisë së Veriut konstatoi propozim-ligj të ri për Policinë Financiare

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e tretë të rregullt e ka konstatuar propozim tekstin e ri për ndryshim të ligjit për Polici Financiare dhe ka miratuar që propozim-ligji të dorëzohet për miratim në Kuvend, njofton Portalb.mk.

“Me propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Polici Financiare rregullohet klasifikimi i vendeve të punës në Policinë Financiare, procedurën për punësim dhe procedurën për selektim, por edhe të drejtat tjera dhe obligimet”, thonë nga Qeveria.

Ata shtojnë se me ndryshimet e reja ligjore përforcohen kapacitetet e Policisë Financiare në pajtueshmëri me planin “3-6-9” të Qeverisë në fushën kundër krimit të organizuar dhe korrupsion i cili parashikon përforcim të kornizës së përforcuar për zbatimin e hetimeve dhe konfiskimeve të pronës së bazës postsistematike dhe serioze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button