Zaev: Organizimi i zgjedhjeve, përgjegjësi posaçërisht e opozitës

Zoran Zaev, ish-kryeministri dhe kryetari i LSDM-së u takua sot me Kejt Bërns, ambasadoren e SHBA-ve në RMV, transmeton Portab.mk.

“Vlerësojmë që Senati i SHBA-së tashmë e ratifikoi protokollin për anëtarësim në NATO. Qeveria tashmë e parashtroi Protokollin në Kuvend dhe ai do të miratohet para shpërbërjes së Parlamentit ndërsa do të përfundohet kur Protokolli do të miratohet nga ana e Parlamentit në Spanjë. Varësisht nga dinamika në Spanjë, presim që anëtarësimi i barabartë zyrtarisht të përmbyllet në pranverë”, tha Zaev.

Në takim, përveç temave për integrimin euroatlantik të RMV-së, u diskutua edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Qeveria kalimtare u formua në pajtim me marrëveshjen politike, afatet ligjore dhe kushtet kushtetuese, pa asnjë problem. Kjo është dëshmi se sistemi ynë politik dhe institucional funksionon shumë mirë. Për zgjedhjet e 12 prillit pushteti dhe opozita kanë përgjegjësi të përbashkët. Ndërkaq posaçërisht opozita, duke pasur parasysh se e udhëheqin MPB-në si institucion me rëndësi të jashtëzakonshme në zbatimin e zgjedhjeve të lira, të drejta, demokratike dhe të suksesshme”, theksoi Zaev, duke theksuar se proceset zgjedhore në vitin 2017, referendumi 2018 dhe presidencialet 2019 ishin shembull se si duhet të zhvillohen zgjedhjet.

Përndryshe kjo është qeveria e dytë teknike në vend. Formimi i ekipeve të këtilla që i organizojnë zgjedhjet është detyrim nga Ligjit për qeveri, i dakorduar në Przhino në vitin 2015, së bashku me një paketë të gjërave të tjera me të cilat iu dha fund krizës politike atëherë. Në qeverinë e parë teknike e cila i organizoi zgjedhje të parakohshme parlamentare në vitin 2016, punë u zhvilluan pa probleme me kryeministrin teknik Emil Dimitriev. Këtë qeveri teknike e udhëheq Oliver Spasovski dhe duhet të organizojë zgjedhjet e planifikuara për 12 Prill 2020. Përveç ministrave për policinë dhe punës dhe çështje sociale, VMRO-DPMNE ka zëvendës në administratë dhe shoqërinë e informacionit, bujqësi dhe financa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button