Jo vetëm Eriksen, Inter mori “OK” edhe nga ylli tjetër i Premier League

Tratativat që dërgojnë Christian Eriksen te Interi duket se janë futur në korsinë e shpejtësisë. Mesfushori danez gjendet në mes të një udhëkryqi në karrierë, transmeton OraNews.

Teksa po numëron ditët e fundit të kontratës me Tottenham Hotspur, marrëveshje që përfundon në verën e këtij viti, Eriksen mësohet se ka gjetur edhe skuadrën e tij të re.

Sipas asaj që raporton “Sky Sport Italia”, Inter ka bindur londinezët për të lënë të lirë danezin për një shifër “modeste”. Shuma mësohet se është 16 milionë euro plus bonuse.

E në të tilla kushte, Eriksen është i gatshëm të bindet nga kushtet personale të ofruara nga Interi, që përpos rrogës i ka ofruar edhe imazhin kryesor tek zikaltërit. Ndërkaq, Inter nuk ndalet me kaq. Olivier Giroud i ka thënë “PO” Interit dhe gjithçka varet nga e ardhmja e Matteo Politano.

Italiani kërkohet nga Milani, por mund të ketë shkëmbim edhe me mbrojtësin e Romës, Leonardo Spinazzola. Nëse kjo marrëveshje do të ishte e suksesshme, do mbyllej dera e kalimit të mbrojtësit, Ashley Young nga Manchester United.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button