Autoritetet austriake do t’iu ndalojnë edhe arsimtareve të bartin shami në shkolla

Pasi e paralajmëruan ndalesën për bartjen e shamisë për vajzat deri në moshën 14-vjeçare, ministrja e re austriake e Integrimit Suzane Rab deklaroi se si “hap i ardhshëm i mundshëm” shqyrtohet edhe ndalesa për të gjithë arsimtaret dhe profesoreshat në shkollat publike, transmeton MIA.

Gazeta “Kronen Cajtung” informon se Rab (ministrja e Partisë Popullore austriake) thotë se në Qeverinë e re austriake “ka koncensus të gjerë” për këtë temë.

Sipas saj, bëhet fjalë për shembuj të cilat mësohen në shkollë. Ajo nuk bën të ditur se kur do të vendosej ndalesa për bartjen e shamisë, e as për atë se si është dakorduar “hapi i parë” në nivel të Qeverisë. Ndalesa për të punësuarit në arsim, thotë ajo, do të jetë “hapi i dytë”.

Ministrja përsëri e arsyeton, bën të ditur gazeta austriake, ndalesë për bartjen e shamive për vajza më të reja se 14 vjet, duke deklaruar se “në fund qëllimi është që të gjitha vajzat më të reja se 14 vjet të mësohen të jenë gra të pavarura”.

“Bëhet fjalë për ndarjen e vlerave themelore të cilat duhet të respektohen”, theksoi Rab dhe shtoi se dëshiron që ministri i Arsimit dhe kolegu i tij i partisë Hanjc Fashman t’i konfirmojnë mënyrat për përfshirjen e prindërve, fëmijëve, mësuesve, si dhe bordi i drejtorëve në këtë proces.

“Së pari duhet të vërtetohet masa e rritjes së vetëdijes, por nëse nuk janë të suksesshëm atë herë duhet të ketë sanksione”, deklaroi Rab.

Paraprakisht ishte thënë se Bashkësia Fetare Islame në Austri deri te Gjykata Kushtetuese ka ngritur ankesë për ndalesën për bartjen e shamive në shkolla.

Prej këtij viti shkollor në shkollat fillore austriake është e ndaluar “bartja e shenjave fetare në rroba, të cilat kanë të bëjnë me mbulimin e kokës”.

Bashkësia fetare islame vlerëson se me ndalesën shkelet e drejta themelore e lirisë së besimit fetar, si dhe të drejtën e prindërve që t’i edukojnë fëmijët.

Nga hyrja në fuqi e ndalesës, gjegjësisht nga fillimi i vitit shkollor deri në fund të nëntorit, përgjatë Austrisë kishte vetëm tetë raste të vajzave të cilat kishin ardhur në shkollë me shami. Në atë raste prindërit e kishin pranuar respektimin e ligjit të cilat ia kishte thënë administrata e shkollës. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button