Shkup, patinazh për të rinjtë me shikim të dëmtuar nga vendet e rajonit (VIDEO)

Organizata “Rrjeti i të mësuarit gjatë gjithë jetës” (MDU) me seli në Tetovë ka organizuar projektin “Përfshirja e të gjithëve në patinazh”, në të cilin janë përfshirë të rinj me shikim të dëmtuar nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Rumania dhe Turqia, raporton Anadolu Agency (AA).

Sreten Kocevski nga organizata MDU thotë se projekti është realizuar në kuadër të programit Erasmus+, ndërsa në të marrin pjesë 40 të rinj me shikim të dëmtuar, të cilët siç sqaron ai, kanë mundësinë të mësojnë pjesën teorike dhe praktike të patinazhit, si dhe të argëtohet me bashkëmoshatarët e tyre.

“Pas hezitimit fillestar që e kishim këtë mëngjes nga pjesëmarrësit, gjë që është e kuptueshme, edhe pse kemi pasur një pjesë teorike, ne e pamë që ngadalë ata u relaksuan dhe u argëtuan. Për shumicën prej tyre, është me të vërtetë hera e parë që veshin patina të akullit dhe dalin në akull, kështu që është me të vërtetë frymëzuese dhe motivuese për të vazhduar punën”, tha Kocevski.

Ai sqaroi se aktivitetet zhvillohen nga 10-17 janar, ndërsa personat e ardhur nga vendet e huaja janë të vendosur në qendrën shtetërore “Parthenia Zografski” në Shkup. Kocevski gjithashtu ndau mirënjohje për bashkëpunëtorët të cilët kanë ndihmuar në realizimin e projektit.

Violeta Kurhasani, mësuese e muzikës pranë Qendrës Burimore për Mësim dhe Këshillim “Xheladin Deda” nga qyteti i Pejës, për mediat tha se patinazhi është një sfidë e madhe për të rinjtë me shikim të dëmtuar, pasi për ta është hera e parë që bëjnë patinazh. Nga Kosova për këtë projekt kanë ardhur tetë fëmijë me shikim të dëmtuar, për të cilët Kurhasani thotë se argëtohen dhe socializohen me të rinjtë e vendeve tjera.

Nga Turqia ka ardhur një ekip prej 10 personash, të cilët gjithashtu thanë se projekti është argëtues dhe se u mundëson të njoftohen me kultura të reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button