Efekte të dobëta nga buxheti i Shkupit, të vitit kaluar, për ekologji

Aktivitetet e paralajmëruara dhe të realizuara pjesërisht, projektet me vonesë, kontrolle të pa kryera të ndikimit mbi mjedisin jetësor, ky është bilanci i realizimit të buxhetit për mjedisin jetësor, të vitit të kaluar, të Qytetit të Shkupit. Edhe pse u paralajmërua si një nga masat progresive të autoriteteve të qytetit për t’u përballur me problemet në fushën e mjedisit tashmë, si dhe për shkak se ishte për 32 përqind më i lartë se në vitin 2018, efektet që i ka pas buxheti i qytetit, të vitit të kaluar për ekologji, në përmirësimi i cilësisë së mjedisit janë pothuajse të papërfillshme, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Nga 186 milion denarë që qyteti i Shkupit i ndau vitin e kaluar në buxhetin për masa që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit, 97 milionë është dashur të përdoren për mbrojtjen e ajrit të ambientit. Kështu, qyteti subvencionoi 20 milion denarë për blerjen e pajisjeve më moderne për ngrohje përkatësisht për inverterë dhe, sipas shërbimeve të qytetit, shërbime kanë pranuar më shumë se 1.600 qytetarëve të cilët kanë kërkuar subvencione.

Kah fundi i vitit, në sheshin VMRO, më në fund në qendër të Shkupit vendos pajisja e paralajmëruar gjatë kohë për matje të ndotjes, i cili për herë të parë u vendos qysh në vitin 2011 e pas një kohe të shkurtë u zhvendos nga vendndodhja fillestare. Janë subvencionuar 550 familje për koftorë me peleta, si dhe 395 familje kanë marrë subvencione për pastrim të oxhaqeve. Subvencione u janë dhënë edhe 200 qytetarëve për të blerë trotinetë elektrikë, për të cilët shpallja zgjati vetëm një ditë, sepse kuota e parashikuar e aplikacioneve u plotësua shumë shpejt.

Edhe pse Qyteti edhe vitin e kaluar sikurse një vit më parë kishte planifikuar 20 milionë denarë për subvencione për transportuesit e autobusëve privatë për përshtatjen e autobusëve ekzistues me motorë ekologjikë, kjo masë nuk dha rezultate pasi nuk aplikoi asnjë transportues. Qyteti i Shkupit në disa takime u përpoq të informojë dhe nxitë përfaqësuesit e transportuesve privatë për lehtësimet që i ofro, por ata nuk ngjallën interesin e pronarëve, informojnë nga Qyteti i Shkupit. Me rebalancin e fundit të Buxhetit të Qytetit të Shkupit, shumica e këtyre fondeve (19 milionë denarë) janë ri-dedikuar për aktivitete tjera.

Buxheti i qytetit siguroi 2 milion denarë për përgatitjen e dokumentacionit për Vardarishte, por kjo mbeti e parealizuar dhe fondet nuk u shpenzuan. Për të vazhduar me realizim, është e nevojshme që komuna e Gazi Babës të miratojë një PDU përkatës, informojnë nga Qyteti i Shkupit. Zgjidhja e fatit të ish deponisë së qytetit Vardarishte ishte gjithashtu një nga kërkesat e organizatorëve të protestave të Ajrit të Pastër nga koalicioni Fronti i Gjelbër. Ndër kërkesat e tyre urgjente drejtuar Qeverisë, u kërkua edhe PDU për Vardarishten. Përgjigja e Qeverisë ishte se kjo kërkesë ishte e pranueshme, duke informuar se PDU i Gazi Babës për Vardariste aktualisht ishte në harmonizim në Qytetin e Shkupit, dhe se do të miratohej në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Shkupit. Qeveria atëherë premtoi se Ministria e transportit dhe lidhjeve dhe Komuna Gazi Babë do të rishikojnë PDU-në e harmonizuar sa më shpejt që të jetë e mundur dhe se plani do të miratohej deri në fund të vitit 2019, por kjo nuk ndodhi. Toni për Vardarishte është paraparë edhe në Buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2020.

Pesë milion denarë kanë qenë të parapara për realizim të korridorit të gjelbër të lumit Serava për vitin 2019, por ky projekt nuk u realizua edhe pse tashmë tre vjet është kopjuar në programet vjetore të Qytetit. Sipas përgjigjes që Meta e morri nga autoritetet në Qytetin e Shkupit, zbatimi i saj është duke vazhduar. Korridoret e gjelbra në lumenjtë Lepenec dhe Serava ishin pjesë e premtimeve zgjedhore të kryetarit të Shkupit Petre Shilegov, ndërsa ai e premtoi këtë edhe gjatë negociatave me aktivistë qytetarë të cilët protestuan kundër ndërtimit gazsjellësit përmes Vodno si një lloj kompensimi për gjelbërimin e shkatërruar në Vodno.

Zhvillimi i kopshtit të parë urban në Shkup, diçka që është trend ekologjik në shumë qytete të botës, do të mbetet për t’u realizuar në vitin 2020, përkundër faktit se u shpall dhe vitin e kaluar ishin ndarë dy milion denarë.

Edhe pse ishin parashikuar 20 milionë denarë për atë që qyteti e quajti në mënyrë ambicioze – Realizim i masave nga Strategjia për reduktimin dhe adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike për Qytetin e Shkupit, në praktikë shkupjanët fituan vetëm një çati pjesërisht të gjelbër në Qendrën tregtare të qytetit nëntorin e kaluar. Ky projekt, për shumë njerëz i diskutueshme, i kushtoi qytetit 32 milionë denarë dhe ishte masa e vetme e zbatuar vitin e kaluar si pjesë e planit për t’u përballur me efektet e ngrohjes globale në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button