Media nuk duhet të bëjë përgjithësim dhe manipulim me ndjenja

Burimi: KriThink 

Përafrimi i fushatës dhe procesit zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, është duke i nxjerrë në pah mediat që nuk i respektojnë parimet bazë të gazetarisë, objektivitetin dhe pluralizmin e mendimeve. I tillë është shembulli me median artikullin e të cilës do ta recensojmë më poshtë.

Zyrtare: Shqiptarët të zhgënjyer nga LSDM, po grisin librezat e anëtarësimit
Shqiptarët të zhgënjyer nga LSDM, po grisin librezat e anëtarësimit

Linku deri te artikulli: “Shqiptarët të zhgënjyer nga LSDM, po grisin librezat e anëtarësimit

Data e publikimit: 10.01.2020

Data e recensionit: 13.01.2020

Recensuese: Fatbardha Curri

Përgjithësim dhe manipulim me ndjenja

Edhe pse në titull përmend “shqiptarët”, që është përgjithësim, sërish, në artikull media ka zgjedhur të përmend një person.

“Shqiptarët të zhgënjyer nga LSDM, po grisin librezat e anëtarësimit”, thuhet në titullin e artikullit që e recensojmë.

Nuk ka asnjë deklaratë, anketë apo sërish të dhënë statistikore nëpërmjet së cilave do të vërtetohej përfundimi në titull, se “shqiptarët janë të zhgënjyer nga partia Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM)”.

“Nga një video të postuar në Facebook, mund të shihet se si personi i cili u bashkua me LSDM-në më 18 shkurt të vitit 2015, ka grisur anëtarësinë e kësaj partie. Në të njëjtën kohë në video thuhet se nuk ka drejtësi nuk ka paqe me këtë regjim kriminal kështu që aq ishte për LSDM”, thuhet në artikullin që e recensojmë.

I vetmi burim i informacionit është një status i një personi në rrjetin social “Facebook” (Fejsbuk) të cilin sërish media e ka përgjithësuar. E sipas doracakut të “Krithinkut”, burim të informacionit të verifikuar në këtë rast do të ishin:

“Një person, një institucion që ka, d.m.th. përmban disa informacione. Ndarja themelore e burimeve të informacionit është: burime primare dhe sekondare. Burimet primare kanë i nformacione të dorës së parë: dëshmitarë, pjesëmarrës të ngjarjeve, viktima … Burimet sekondare janë burime indirekte të informacionit kur informacionet gjenden në mënyrë indirekte: arkivat, ekspertët … Në gazetari është e lejuar që të përdoren burime anonime”.

Por, krahas këtyre mundësive, media nuk ka përdorur asnjërën nga këto dhe duke e parë periudhën  kohore kur është publikuar artikulli, vlerësojmë se media është përpjekur të manipulojë publikun dhe kështu të ndikojë në bindjen e tyre politike. Kjo është në kundërshtim me Kodin Etik të Gazetarëve, i cili thotë se media kur raporton për procese politike, duhet të jetë i paanshëm, që nënkupton se duhet të jetë objektiv dhe të përfshijë të gjitha palët njëjtë.

“Raportimi për proceset politike, veçanërisht për zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari patjetër duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike”, thuhet në Kodin Etik të Gazetarëve.

Për lexuesit: Një person dhe shqiptarët ka dallim

Duke e parë këtë situatë, vlerësojmë se është e udhës që ju si lexues gjatë kësaj periudhe, kur mund të kemi edhe publikim të qëndrimeve, qoftë ajo me anketa dhe statuse “Fejsbuku”, sërish është mirë të bëni dallimin mes “një personi” dhe “shqiptarëve”. E para paraqet një person, dhe e dyta një bashkësi. Asnjëherë, bindja  e një personi nuk pasqyron bindjen e një bashkësie kombëtare.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button