Grupet shiite në Irak bashkohen për të dëbuar forcat amerikane

Përfaqësuesit e grupeve shiite në Irak kanë vendosur të bashkohen për të dëbuar forcat amerikane nga Iraku, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton agjencia zyrtare e lajmeve INA e Irakut, Nasr al-Shammari nga Lëvizja Al Nujaba, një grup shiit në Irak tha se vendimi për “bashkim dhe koordinim të forcave” u ndërmor për të çliruar plotësisht Irakun nga forcat e SHBA-ve.

Në qytetin veriperëndimor irakian Qom, Al-Shammari tha se kleriku shiit irakian, Muqtada al-Sadr, u takua me përfaqësuesit e grupeve Asa’ib Ahl al-Haq, Brigadat Sayyid al-Shuhada, Lëvizjen Nujaba dhe atë Saraya al-Salam.

Al-Shammari theksoi se organizatat irakiane shiite “i dhanë mundësinë” qeverisë dhe Parlamentit irakian për të dëbuar në mënyrë diplomatike forcat e huaja nga vendi.

Në një seancë të jashtëzakonshme, ligjvënësit vendosën njëzëri të kërkojnë që SHBA dhe trupat e huaja të largohen nga vendi.

Masa erdhi pasi kreu i forcës elitare të Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit, Qasem Soleimani, u vra jashtë aeroportit ndërkombëtar të Bagdadit në një sulm me dron amerikan më 3 janar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button