Me milionat për garazhet shumëkatëshe të “Shkupi 2014” plotësisht do të zgjidhej parkimi (Infografik)

Politikat e gabuara për të zgjidhur problemin e parkimit në të kaluarën e kanë bërë që mungesa e hapësirave të parkimit në Shkup sot të jetë edhe më e mprehtë. Të dhënat krahasuese që i analizoi “Meta.mk” tregojnë se paratë e investuara për garazhet shumëkatëshe të “Shkupi 2014” do të ishin të mjaftueshme për të zgjidhur problemin me mungesën e rreth 8,000 vend parkimeve në kryeqytet dhe do të mbeteshin fonde të mjaftueshme për zhvillim të shpejtë të transporti publik dhe për vendosje të sistemit publik të biçikletave në Shkup, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Sipas bazës së të dhënave “Shkupi 2014 nën llupë“, ndërtimi i gjashtë garazheve shumëkatëshe në bazë të projektit “Shkupi 2014” ka kushtuar 56.9 milion euro, fonde që i kanë investuar Qyteti i Shkupit, Komuna Qendër dhe Shoqëria aksionare për ekonomizim me banesat dhe hapësirat afariste në kohën e qeverisë paraprake. Me këto fonde, në kryeqytet janë siguruar 2.517 hapësira të reja parkimi, si dhe hapësira afariste dhe komerciale shtesë për t’u dhënë me qira nga investuesit.

Nëse i krahasojmë këto shifra me koston e ndërtimit të parkingut të fundit të hapur në vend, i cili vitin e kaluar u ngrit në qendër të Kumanovës. 272,000 euro janë shpenzuar për vënien në punë të këtij objekti të infrastrukturës, duke siguruar 80 vend parkime.

Nëse krahasohet kostoja e parkingut në Kumanovë me fondet e shpenzuara për garazhet shumëkatëshe në “Shkupi 2014”, rezulton se në kryeqytet kanë mund të ndërtohen edhe 209 garazhe parkimi të parafabrikuara, edhe atë në vendet ku nevojitet numri plotësues i vendeve për parkim për qytetarët.

Në vend të 2,517 vendeve për parkim që janë siguruara me “Shkupi 2014”, garazhet e parafabrikuara për çmimin identik do të siguronin 16.720 vende të reja parkimi në Shkup, me çka do të mundësohej zgjidhje e plotë për mungesën aktuale të vendeve të parkimit, por gjithashtu do të siguronin investime të mjaftueshme për të adresuar këtë problem për shumë vite në vijim.

Sidoqoftë, duhet përmendur që garazhet e parafabrikuara përfshihen në grupin e parkingjeve të përkohshme, të cilat vetë komunat do të ishin në gjendje t’i çmontojnë nëse në të ardhshme tejkalohet mungesa e vendeve të parkimit në ndonjë lokacion të caktuar. Elementet e çmontuara të objekteve të tilla mund sërish të montohen diku tjetër, ku do të paraqitje problem me parkimin. Kjo nuk mund të ndodhë me garazhet shumëkatëshe të “Shkupi 2014”, të cilat do të rrënohen nëse nuk do të nevojiteshin më tutje, ndërsa mbeturinat e ndërtimit do të përfundonin vetëm në një deponi.

Garazhet e parafabrikuara janë disa herë më të lira, mund të çmontohen nëse nuk duhen, dhe të sigurojë numër më të madh hapësirash parkimi; Foto: Bojan Blazevski.
Garazhet e parafabrikuara janë disa herë më të lira, mund të çmontohen nëse nuk duhen, dhe të sigurojë numër më të madh hapësirash parkimi; Foto: Bojan Blazevski.

Shifrat për objektet e ndërtuara të infrastrukturës tregojnë se ndërtimi i një vendi për parkim në garazhe shumëkatëshe nga “Shkup 2014” iu ka kushtuar buxheteve të institucioneve mesatarisht nga 11.443 euro deri në 28.659 euro fantastike. Vetëm për krahasim, në garazhin e hapur rishtazi në Kumanovë, një vend parkimi ka kushtuar 3.400 euro.

Zgjidhjet e dështuara të problemit me parkimin në kryeqytet mund të shihen  edhe duke e krahasuar kapacitetin e disa prej objekteve infrastrukturore të ndërtuara vitet e fundit. Kështu, garazhi i parafabrikuar në lagjen Kapishtec mund të pranojë 193 vetura, që është për 20 automjete më shumë sesa garazhi shumëkatësh “Kongresi i Smilevës” te Muzeu i Holokaustit.

Qyteti i Shkupit aktualisht ka problem kronik me zgjidhjen e problemit të mungesës së vendeve për parkim. Të dhënat nga Enti shtetëror i statistikës tregojnë se numri i makinave vazhdon të rritet, duke arritur numrin rekord, në fund të vitit 2018, prej afër 150.000 makina të regjistruara në Shkup. Ndërkohë ndërtimi i parkingjeve të reja nuk e ndjek trendin në rritje të automjeteve të reja të regjistruara në rrugët e Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button