Pushim ose ndalim: Dimitrov dhe Gjorgjiev nuk pajtohen as për statusin aktual të Komisionit të përbashkët

D-r Angell Dimitrov, një nga dy bashkë-kryesuesit e Komisionit të përbashkët Bullgar-Maqedonas për çështjet historike dhe tekstet shkollore (bashkë-kryesuesi i dytë, nga pala maqedonase, është D-r Dragi Gjorgiev, Drejtor i Institutit të Historisë Kombëtare të Maqedonisë) të shtunën i përsëriti akuzat deri te anëtarët maqedonas të komisionit të përbashkët (që së pari i shprehi në dhjetor) se ata nuk e kishin vënë në pushim, por se e kishin ndërprerë punën e komisionit, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Angell Dimitrov dha intervistë për radion kombëtare të Bullgarisë (RKB), që u transmetua të shtunën dfhe në të cilën, ashtu si në dhjetor, ai akuzoi se puna e “komisionit bullgar-maqedonas nuk është “e ngrirë”, por “që faktikisht është ndërprerë në mënyrë të njëanshme nga Shkupi”. Ai thotë se në një organ të tillë të përbashkët, siç është komisioni, vendimet duhet të merren me pëlqim të ndërsjellë.

– Kolegët tanë nuk na kanë njoftuar paraprakisht se ata synojnë të ndërprejnë punën e tyre në komision, nuk e bënë këtë as gjatë seancës së fundit, por vetëm pas përfundimit të saj dhe në një mënyrë që për ta është zgjidhje përfundimtare. Unë do të pranoja të flisnim për një lloj ngrirje të përkohshme, madje edhe një pushim – këto janë fjalët e tyre – nëse do të thoshin do të kemi takim në maj, pas zgjedhjeve, në atë dhe atë datë. Për momentin, ne mbetemi në këtë pasiguri që do ta sjellin muajt e garës parazgjedhore në Maqedoninë e Veriut. dhe mbi të gjitha, kjo paqartësi në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve – tha ai në emisionin “E Shtuna 150” të radio kanalit të RKB “Horizonti”,

Këtyre akuzave qysh në dhjetor për “Meta.mk“ iu përgjigj d-r Dragi Gjorgjiev, i cili tha se ideja nuk kishte qenë fare për të ndërpretë punën e komisionit të përbashkët, përkatësisht që pala maqedonase nuk e ka ndërprerë punën “sepse mendoj se do të ishte e dëmshme dhe për ta, dhe për ne, dhe marrëdhëniet e përgjithshme midis Maqedonisë dhe Bullgarisë do të pësojnë dëme”.

Ai gjithashtu sqaroi se pala bullgare kishte bërë presion për një numër të madh takimesh, të cilat ai i konsideronte si kundër-produktive dhe se anëtarët maqedonas kishin rënë dakord për katër takime në vit. Pastaj anëtarët bullgarë kishin kërkuan edhe dy takime – një në gusht dhe një në dhjetor, të cilat pala maqedonase nuk i ka pranuar. Për më tepër, megjithëse pala maqedonase ka kërkuar pushim të punës slë komisionit, ka propozuar që puna e komisionit të vazhdojë në mënyrë elektronike, me shkëmbim të komenteve ose rekomandimeve.

– Megjithatë ne, natyrisht, nuk e pranuam, sepse personalisht mendoj, ndërsa nga përvoja që kemi deri tani e di që është kundër-produktive. Sa më shpesh takoheshim, aq më shumë rriteshin tensionet. Prandaj edhe nuk e pranuam propozimin për takim në dhjetor. Përndryshe, përvoja e komiteteve të ngritura midis disa vendeve evropiane tregon se mosmarrëveshjeve historike ndërshtetërore prej disa dekadash zgjidhen për brenda një periudhë shumë më të gjatë, me dy deri në tre takime në vit. Më në fund, duke marrë parasysh periudhën parazgjedhore në vendin tonë, ne sugjeruam që puna e komisionit të pushojë, jo të ndërpritet! Ne nuk kemi thënë që takimet duhet të ndërpriten, as nuk dua që ato të ndërpriten, sepse mendoj se do të jetë e dëmshme për ata dhe për ne, dhe marrëdhëniet e përgjithshme midis Maqedonisë dhe Bullgarisë do të pësojnë dëm. Ne kemi propozuar që puna e komisionit të shkojë në mënyrë elektronike. Të shkëmbejmë vërejtje për librat shkollorë, rekomandime, nëse vijmë deri aty, madje edhe ide për Goce Dellçevin … – – sqaroi për “Meta.mk” Gjorgjiev.

Por kjo nuk u pranua nga pala bullgare, sqaroi bashkëkryesusesi maqedonas i Komisionit dhe menjëherë ishte shpallur si ndërprerje e punës e motivuar politikisht.

Nëse kundërvihen argumentet e Gjorgjievit ato të homologut të tij bullgar Dimitrov, rezulton se puna e komisionit nuk është ndërpre në mënyrë të njëanshme, sepse, pavarësisht pauzën e kërkuar për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni, pala maqedonase ka propozuar bashkëpunim elektronik. Por ajo nuk është pranuar nga pala bullgare dhe veprimi i tillë flet për “ndërprerje të punës” të shpallur nga historianë bullgarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button