Haftar sqaroi pse nuk e ka nënshkruar armëpushimin në Libi

Komandanti i Armatës kombëtare libiane (AKL) Halifa Haftar, i cili shkoi nga Moska pa e nënshkruar marrëveshjen për armëpushim me Qeverinë  në Tripoli të Faez Saraxh, deklaroi se  varianti i propozuar i dokumentit injoron  një numër të madh të kërkesave të AKL-së.

“Projekti për marrëveshje injoron shumë nga kërkesat e Armatës libiane”, deklaroi ai, transmetoi  Al Arabia.

Paraprakisht, mediumi lajmëroi se në takimet me Rusinë ai ka kërkuar forcat e tij  të futen në Tripoli dhe të formohet qeveri  e unitetit kombëtar  që do të marrë besim nga parlamenti  që mban mbledhje në Tobruk, transmeton MIA.

Haftar bëri thirrje edhe për monitorim ndërkombëtar të armëpushimit pa kurrfarë pjesëmarrje të Turqisë dhe tërheqjen e pakushtëzuar të “mercenarëve”, të sjellur nga Siria dhe nga Turqia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button