fbpx

Zjarret në Australi, qeveria shpërndau ushqim për kafshët për t’i siguruar mbijetesën

Në situatën e vështirë në të cilën ndodhet Australia ku flakët kanë shkatërruar me qindra e mijëra hektarë tokë dhe kanë shkaktuar vdekjen e milionave kafshëve, autoritetet kanë shpërndarë ushqime për kangurët, transmeton OraNews.

Shërbimet e mbrojtjes së kafshëve në New South Wales kanë shpërndarë karota me anë të helikopterëve për të ndihmuar kangurët t’i mbijetojnë kushteve ekstreme.

Habitatet dhe burimet e ushqimit për to dhe shumë specie janë shkatërruar ndaj autoritetet kanë vendosur shpërndarjen e mbi 2 mijë kg të karotave dhe patateve të ëmbla.

Qeveria po bën gjithçka është e mundur që të reduktojë numrin e kafshëve që humbin jetën nga zjarret.

Për kafshët e djegura janë ngritur ekipe pune që t’i eliminojnë dhe t’i zhdukin për të parandaluar kështu ndonjë epidemi të mundshme.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close