Eriksen afër kalimit në Inter

Mesfushori i Tottenham Hotspur, Christain Eriksen, është afër që të bashkohet me Interin.

Sipas The Times ai është pajtuar në parim me klubin italian, transmeton Klan Kosova.

Danezi është i vendosur që të nënshkruajë kontratë katërvjeçare në vlerë prej 100 mijë funtave në javë, duke u bërë kështu një prej futbollistëve më të paguar te Nerazzuri.

Spurs duan 20 milionë për Eriksen në janar, duke llogaritur që më mirë të fitojnë kaq prej tij tash, sesa ta humbin pa fituar një qindarkë prej tij në fund të sezonit kur do t’i skadojë kontrata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button