Makraduli për ndotjen e ajrit: Nuk është nevoja të shpallet gjendja alarmante

Jani Makraduli, zv.ministri për mjedis dhe planifikim hapësinor mohon akuzat se qyteti i Shkupit është ndër qytetet më të ndotura për ajër në botë, transmeton Portalb.mk.

“Nuk them që nuk ka ndotje, por nuk është nevoja që të shpallet gjendja alarmante në qytet”, deklaroi Makraduli.

Sipas tij, ndërgjegjësimi I qytetarëve dhe masat e mara nga pushteti qendror dhe local, janë faktorët që sivjet kemi më pak ndotje në krahasim me vitet e kaluara.

“Këtë sezon, në krahasim me të kaluarën, mesatarja e përqendrimit të grimcave PM është zvogëluar, për atë nuk kishte nevojë për masa. Vetëm me ndryshimin e sistemit për ngrohje, problem thuajse do të zgjidhet”, deklaroi Makraduli.

Sipas tij, përsëri do të ketë subvencione për inverterë në janar, duke sqaruar se tashmë paratë janë shpërndarë në komuna, por akoma jo deri te qytetarët.

Përndryshe, shkalla më e lartë e numrit të përgjithshëm të kontrolleve te mjek specialist për sëmundje të traktit të frymëmarrjes është regjistruar në Komunën Qendër ndërsa më e vogla në Saraj, thuhet në konkluzionet nga ekzaminimi për pasojat nga ndotja e ajrit të ambientit në shëndetin e njeriut, me theks të veçantë te fëmijët e moshës parashkollore dhe shkollore (2017/2019) e financuar nga buxheti i vitit të kaluar të Qytetit të Shkupit.

Qytetarët në muajin nëntor protestuan ndaj Qeverisë për mosmarrjen e masave për parandalim të ndotjes së ajrit, që sipas tyre është duke shkaktuar kancer në rrugët e frymëmarrjes.

Pastaj, qytetarët marshuan përsëri në Shkup në fundvit kundër ajrit të ndotur. “Marshi për jetët tona! Stop për 3 500 viktimat nga ajri i ndotur” filloi nga Ministria e mjedis jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në Shkup, si një masë paralajmëruese për kërkesën e tyre për realizimin 100 pikave për ajër të pastër deri në fundvit.

“Fronti i gjelbër” deklaruan se qëllimi i marshit është t’i paralajmërojnë përgjegjësit për kërkesat e tyre, duke i vlerësuar si kërkesa për jetë ose vdekje, aq sa nuk duhet të pritet asnjë moment. “O2 Iniciativa” theksoi se deri më tani vetëm 2 nga 100 kërkesat janë realizuar. Afati i parë për realizim të kërkesave ka qenë deri më 31 dhjetori të vitit 2019-të.

Zgjedhjet parlamentare të planifikuara më 12 prill, pritet të bojkotohen nga organizatat ekologjike, për shkak se pushteti ka neglizhuar kërkesat e tyre të përqendruara kryesisht për ajër të pastër.

LEXO: Fëmijët nga Qendra e Shkupit kanë qenë pacientët më të shpeshtë për sëmundjet e traktit të frymëmarrjes
LEXO: Organizatat ekologjike do të bojkotojnë zgjedhjet e 12 prillit?!
LEXO: Protestat për ajrin e ndotur, Qeveria e RMV-së i pranoi të gjitha kërkesat e shoqërisë civile
LEXO: “A ende pritni shenjë? Kështu, sipas horoskopit të gjithë jemi kancer”, i thanë të rinjtë Qeverisë për ndotjen enorme në RMV (VIDEO)
LEXO: Shilegovi e shkarkoi drejtoreshën e gjimnazit që i kërcënonte nxënësit të mos protestojnë kundër ndotjes së ajrit
LEXO: Nxënësit ankohen se drejtorët i kërcënojnë që të mos e bojkotojnë mësimin: S’na lejojnë të dalim as në pushim
LEXO: Nxënësit ankohen se drejtorët i kërcënojnë që të mos e bojkotojnë mësimin: S’na lejojnë të dalim as në pushim
LEXO:Ndotja e ajrit, nxënësit e shkollave të mesme bëjnë thirrje që nesër të bojkotohet mësimi
LEXO:Shkup, Fronti i Gjelbër ka paralajmëruar protestë të re për ajër të pastër
LEXO: “A ende pritni shenjë? Kështu, sipas horoskopit të gjithë jemi kancer”, i thanë të rinjtë Qeverisë për ndotjen enorme në RMV (VIDEO)
LEXO: “Revolucioni i gjelbër” deri te Zaevi: Plotësoni 7 kërkesat, pastaj takohemi me ju
LEXO: Protestat për ajrin e ndotur, Qeveria e RMV-së i pranoi të gjitha kërkesat e shoqërisë civile

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button