Meta: Të mos ecim në rrugën e censurës dhe autoritarizmit

Reagime të shumta nga mazhoranca ka patur pas vendimit të presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar ligjin “anishpifje”, transmeton TopChannel.

E pikërisht këtyre reagimeve u përgjigjet sot Meta teksa vë në dukje se Shqipëria është përkeqësuar në dy vitet e fundit sa i përket lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias.

Presidenti kërkon reflektim “për të mos ecur me kokëfortësi në rrugën e censurës dhe autoritarizmit, që do të përbënte rrezik për të ardhmen europiane të Shqipërisë”.

Reagimi i plotë

Të dashur qytetarë,

Liria e shprehjes, liria e medias dhe e drejta e informimit, përveç se janë të drejta themelore kushtetuese, janë të lidhura ngushtë me parimin e ndërtimit dhe funksionimit të një shteti demokratik.

Shqipëria dy vitet e fundit ka një përkeqësim të këtyre treguesve, sipas konkluzioneve të organizatave prestigjoze ndërkombëtare të gazetarëve, si dhe të institucioneve ndërkombëtare që monitorojnë respektimin e lirisë së medias.

Ndaj është koha për të reflektuar dhe për të mos ecur me kokëfortësi në rrugën e censurës dhe autoritarizmit, që do të përbënte rrezik për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Edhe njëherë, i ftoj të gjithë të lexojnë me vëmendje argumentat kushtetuese dhe ligjore të kthimit për rishqyrtim në Kuvend të paketës së ashtuquajtur “anti-shpifje”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button