FIFA bllokoi merkaton e dy skuadrave

Një lajm i beftë ka tronditur Kategorinë Superiore, transmeton OraNews.

Organizmi më i lartë i futbollit botëror, FIFA ka bllokuar merkaton e dy skuadrave elitare të futbollit tonë.

Bëhet fjalë për Flamurtarin dhe Luftëtarin, të cilët për shkak të problemeve me pagat dhe vështirësive ekonomike nuk do të mundet të lëvizin në këtë dritare merkatoje. Madje për vlonjatët dënimi është më i fortë, me FIFA-n që i kanë bllokuar kuqezinjve 3 sesionet e ardhshme të merkatos, e thënë ndryshe, deri në qershorin e vitit 2021, ku mund të bëj edhe blerje.

Dy skuadrat mbyllin aktualisht tabelën e klasifikimit në Superiore dhe pas vendimit të FIFA-s, gara për të qëndruar në elitë bëhet akoma dhe më i vështirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button