Amir Rrahmani javën tjetër nënshkruan me gjigantin italian

Amir Rrahmani dhe Napoli do të nisin bashkëpunimin në qershor, edhe pse akordi dhe firma pritet të vijnë brenda kësaj jave, kur mbrojtësi i Kosovës do të kryejë vizitat mjekësore, transmeton KlanKosova.

Sipas Gianluca di Marzios, ky kalim i Rrahmanit drejt napolitanëve do të kushtojë thuajse 14 milionë euro.

Më pas, huazimi te skuadra e Veronës deri në fund të sezonit, me kërkesë të trajnerit Juriq, i cili ishte ai që e donte me çdo kusht shqiptarin, pasi e kishte parë te Dinamo-ja e Zagrebit personalisht.

Rrahmani pritet të firmosë një kontratë për pesë vjetët në vazhdim me një pagë trefish më të lartë.

Qendërmbrojtësi, në takimin Verona-Genoa, edhe pse mori karton të verdhë pas 3 minutash, Rrahmani ishte i pakalueshëm, madje iu afrua edhe golit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button