KSHZ-ja nesër vendos për shefin e Policisë në Shkup

Naqe Çulev, Ministri teknik për punë të brendshme nga VMRO-DPMNE ka propozuar Risto Stavreskin për shef të SPB-Shkup, por zv.ministrja teknike nga radhët e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska e kishte refuzuar.

Çulev këtë çështje e ka dërguar në KSHZ, e cila në seancën që do të mban nesër, duhet të marrë vendimin përfundimtar për këtë çështje, transmeton Portalb.mk.

Në Qeverinë teknike, ministri dhe zv.ministri duhet të dakordohen për emërimin e shefave të policisë, që propozimi i ministrit të hyn në fuqi. Në raste si i propozimit Stavreski, çështja duhet të vazhdon në KSHZ.

Përndryshe, Çulev dhe Petrovska patën mosmarrëveshje vetëm për udhëheqësin e SPB-Shkup, të propozuarin Risto Stavreskin, ndërsa si zv.udhëheqës për në Shkup zv.ministrja e pranoi të propozuarin Toni Jakimovskin.

“Nuk mund të pajtohem me propozimin e tyre. Sipas ligjit ministri propozon, sipas ligjit kemi nënshkrime të lidhura”, thotë Petrovska, duke theksuar se emri i Stavreskit përmendet në audio incizimet, prandaj nuk do të nënshkruan që ai të jetë udhëheqës i SPB-Shkup.

Ohër: Ilija Mileski shef, Sasho Smileski zëvendës plotësues

Shtip: Aleksandar Nikollov udhëheqës, Marjan Kocev zëvendës udhëheqës

Manastir: Andrej Vasilevski udhëheqës, Sllavko Jovanovski zëvendës udhëheqës

Prilep: Trajçe Georgievski udhëheqës, Igor Karaviloski zëvendës udhëheqës.

Veles: Igor Angellovski udhëheqës, Zllate Janevski zëvendës udhëheqës

Strumicë: Vasill Todorov udhëheqës, Tanço Projokovski zëvendës udhëheqës

Shkup (njësia e re për intervenim): Vasko Naumovski udhëheqës, Premisllav Dimovski zëvendës udhëheqës.

Përndryshe, në qeverinë teknike secili akt dhe dokument duhet të nënshkruhet nga ministri dhe zëvendësi, në të kundërtën nuk vlen. Kjo është edhe një nga karakteristikat e qeverisë teknike. Secili akt, ministri dhe zëvendësministri plotësues janë të obliguar që menjëherë, e më së voni në afat prej një dite ta miratojnë apo refuzojnë aktin në kuptimin e këtij ligji.

Në rast të mosmarrëveshjes mes ministrit dhe zv.ministrit, KSHZ-ja do të vendos brenda 24 orëve. Ky vendim është përfundimtar.

LEXO: U emëruan udhëheqësit e rinj në polici, filluan mosmarrëveshjet ndërmjet LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button