Mungesa e parkingjeve në Qendër solli çmime më të larta dhe protesta të tregtarëve

Tregtarët e “Tregut të Gjelbër” në Shkup sot në mëngjes kanë shkaktuar kaos komunikacioni në zonën e Shkupit, pasi që e kanë bllokuar rrugën “Shën Kirili dhe Metodi” përpara selisë së “Makpetroll”. Ata janë të pakënaqur me rritjen e çmimit të parkingut te tregu në 70 denarë për një orë, pasi që vendimi i këtillë ua ndalon qarkullimin në treg, njofton Portalb.mk.

Tregtarët kërkojnë nga Parkingu i Komunës Qendër (PKQ) që të lejojnë parking 1 orë pa pagesë për blerësit e tregut. Nëse nuk revidohet vendimi për çmim më të lartë të parkingut nga ana e Këshillit të Komunës Qendër, tregtarët kërcënojnë se do të vazhdojnë me protesta.

Nga PKQ reagojnë se parkingu i mbyllur “Auto Maqedonia” me vite ka qenë i keqpërdorur dhe i mbingarkuar me njerëz të përgjithshëm të “Tregut të Gjelbër”. Që të rregullohet gjendja në këtë parking, kjo ndërmarrje publike ka miratuar sistem të ri për rinjohje të targave dhe sistemit me platforma të dyfishta për kontrollim të hyrjes së veturave. Njëkohësisht, tregtarëve u është e lejuar që pa pagesë ta fusin mallin e tyre në periudhën prej 5 deri në ora 7.

Çmimin e rritur për parking për një orë, ndërmarrja e arsyeton me nevojën e banorëve të ndërtesave përreth për t’iu siguruar qasje më të lehtë te parkingu. Nga PKQ thonë se prioritet gjatë parkingut duhet t’u jepet atyre qytetarëve që jetojnë në këtë lokacion, ndërkaq çdo ditë përballen me problemin për gjendjen e vendit të parkimit.

“PKQ vlerëson se zgjidhja e problemit duhet që të gjendet te Tregu i Shkupit, i cili duhet që të sigurojë një pjesë të parcelës së saj për parking, dhe jo zgjidhja të kërkohet në keqpërdorimin e hapësirave publike”, thuhet në reagimin e tyre.

Mungesa e parkingjeve në territorin e Komunës Qendër është kronik, PKQ banorëve të komunës uka dhënë 4.000 kartela për parking më shumë se kapaciteti ekzistues. Në territorin e tërë qytetit, vlerësimet janë se përafërsisht mungojnë rreth 8.000 parkingje që të tejkalohet ky problem.

Për shkak të mungesës së parkingut, çmimi i parkimit përpara disa ditëve është rritur nga ana e Këshillit të Komunës Qendër, por këtë hap nuk e ndoqi edhe Qyteti i Shkupit. Si rezultat i asaj, çmimi për parkim në venparkimet “Koço Racin”, “Spitali i Qytetit” dhe “ZOIL” rreth Tregut të Gjelbër, është 35 denarë për një orë, gjegjësisht dyfish më lirë se sa venparkimet e PKQ.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button