Tetovë, përderisa asnjë institucion nuk e ka mbrojtur, qytetarët ia kanë vënë zjarrin patinazhit

Vetëm 3 ditë para kohës së paraparë për lëshim në funksion të patinazhit në Tetovë, disa qytetarë e kanë dëmtuar atë në disa vende duke e bërë të pamundur funksionalizimin e tij. Nga Agjencia për Rini dhe Sport si realizatorë dhe financues të këtij projekti, shprehen të shqetësuar për këtë fakt duke e drejtuar gishtin nga Komuna e Tetovës, të cilët sipas tyre e kanë pasur për detyrë ta mbrojnë patinazhin. Sektori për punë të brendshme (SPB) Tetovë dhe Komuna e Tetovës me deklarata kontradiktore, shkruan Portalb.mk.

Në fund të muajit dhjetor në sheshin e Tetovës u vendos një patinazh i cili ishte i paraparë që të vendoset në funksion me datë 3 janar, menjëherë pas Vitit të Ri.

Megjithatë, kjo nuk ndodhi për arsye se në natën e festimit të Vitit të Ri, disa qytetarë ende të panjohur për institucionet përkatëse e kanë dëmtuar atë në disa vende, kështu duke pamundësuar lëshimin e tij në funksion në kohën në të cilën ka qenë e planifikuar.

Patinazhi i dëmtuar në Tetovë.
Patinazhi i dëmtuar në Tetovë.

Përderisa nga Agjencia për Rini dhe Sport shprehen të shqetësuar dhe potencojnë se mbrojtja e patinazhit ka qenë në kompetence të Komunës së Tetovës, nga kjo e fundit demantojnë këtë duke shtuar se kompetente për mbrojtjen e patinazhit kanë qenë organet e rendit dhe ligjit.

Nga ana tjetër, nga Sektori për punë të brendshme (SPB) Tetovë, potencojnë se deri te ata nuk ka arritur ndonjë kërkesë nga Komuna e Tetovës për ta mbrojtur patinazhin, dhe se ky sektor nuk ka qenë kompetent për mbrojtjen e tij.

“Me datë 1 janar rreth orës 3 është denoncuar se gjatë aktivizimit të mjeteve piroteknike është përhapur zjarr ku edhe është dëmtuar një pjesë e rrethojës së patinazhit argëtues të vendosur në shesh. Ai patinazh është dashur të mbrohet nga dikush, deri te ne nuk ka ardhur asnjë kërkesë për mbrojtjen e tij, n nuk kemi pasur kompetenca që të dërgojmë njeri për ta mbrojtur atë” tha Fatmir Rexhepi nga Sektori për punë të brendshme (SPB), Tetovë.

Ndryshe, Agjencia për Rini dhe Sport ka të nënshkruar marrëveshje me një kompani austriake për montim dhe demontim të shtatë patinazheve argëtuese, në shtatë komuna të shtetit. Projekt ky që ka kushtuar 227 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button