Xhaferi: Me ndryshimet ligjore, Kuvendi do të ketë pavarësi nga pushtetet tjera

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në këtë mandat, pas të gjitha ndodhive dhe analizave për herë të patë miraton plan strategjik për punën e Kuvendit. Sigurohet pavarësi e Kuvendit nga pushtetet e tjera, tha kryetari i shtëpisë legjislative, Talat Xhaferi në konferencë për shtyp, njofton Portalb.mk.

Ai tha se Kuvendi në koordinim dhe bashkëpunim me Qeverinë si pushtet i veçantë, kanë ardhur në përfundim se Kuvendi ka nevojë që të pavarësohet në lidhje me shërbimin kuvendor, ndërkaq paralelisht po punohet në planifikimin buxhetor.

“Kuvendi nuk mundet asgjë të vendos në mënyrë të pavarur në shërbim, edhe pse puna e tyre është specifike në lidhje me nevojë ne Kuvendit. Kuvendi nuk mundet të sigurojë kuadro pa pajtueshmërinë e Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, ndërkaq në të ardhmen nuk do të duhet që të kërkohet pajtueshmëri. Krijohen instrumente në kuadër të buxhetit për vitin e ardhshëm që të realizohen në mënyrë të pavarur punët e tilla. Në lidhje me këshilltarët, ajo nuk rregullohet vetëm me Ligjin për Kuvend, por edhe me Ligjin për Zyrtarë Publik, të mund të ketë edhe zyrtarë të veçantë. Për Parlamentin ajo nuk është e re. Ekziston sistematizim në Kabinet, por në këtë mandat nuk ndjeva nevojë që të angazhoj këshilltarë të veçantë që të më këshillojnë”, tha Xhaferi.

Kryeparlametnari theksoi se Shtëpia legjislative ka punuar edhe deri vonë, ndërkaq administratorët nuk kanë pasur të drejtë për kompensim të harxhimeve dhe ditëve të lira. Ligji i cili është dorëzuar në shqyrtim parashikon që përveç pagës bazë, të kenë të drejtë për kompensim plus 30%, por edhe për ditë të lira, pasi që ashtu siç theksoi Xhaferi, por momentin sado që të punojnë  vonë, ditën e ardhshme patjetër duhet të paraqiten në punë.

“Ligji do të jetë në rend dite në seancën e ardhshme. Do të miratohet nesër ose gjatë seancës, ndërkaq do të zbatohet prej 1.1.2021, gjegjësisht me buxhetin e ri. Vlerësojmë se me atë që është kornizë buxhetore, sigurohet mbi 90% prej nevojave të Ligjit”, theksoi kryetari i Kuvendit.

Ai tha se me Ligjin për Kuvendin nuk parashikohet më shumë para, gjegjësisht gjithçka do të jetë në kornizë të buxhetit që e ka Kuvendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button