Parkingjet dhe njeriu i drejtë (VIDEO)

Të rinjtë e Çe Team TV, vazhduan me publikimin e serialit të ri me video të shkurta. Tema e videos së katërt ka të bëjë me mungesën e parkingjeve në Tetovë, njofton Portalb.mk.

  • Të gjitha videot nga Çe Team TV mund t’i shihni: KËTU

Ndonëse numri i automjeteve të regjistruara në rajonin e Tetovës kalon shifrën prej 40.000, në qytetin e Tetovës ka vetëm 1000 vende parkimi. Kaosi në komunikacion në Tetovë bëhet edhe më i dendur gjatë muajve të verës dhe dimrit kur vijnë mërgimtarët, pasi shtohet numri i veturave. Parkingjet me shumë kate të premtuara për vite me radhë nga kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, deri sot nuk kanë filluar të ndërtohen dhe në qytet ende ka mungesë të madhe të vendeve për parkim.

Gjatë viteve të fundit numri i veturave në rajonin e Tetovës është rritur dukshëm duke arritur mbi 40.000 vetura të regjistruara, që në krahasim me vitin 2007 ku ka pasur vetëm 11.289, numri është rritur për rreth 28,711 automjete. Nga ana tjetër Tetova posedon vetëm 1000 vende parkimi, që do të thotë se dallimi i numrit të veturave dhe numrit të vendeve për parkim është rreth 39.000.

Me popullsi rreth 200.000 banorë, sistemi aktual i rrjetit rrugor është i papërshtatshëm për këto shifra, gjë e cila vërehet nga mbingarkesa e komunikacionit.

Një ndër arsyet e rritjes së numrit të veturave është edhe mungesa e transportit publik në qytet, që gjithashtu është premtuar për vite me radhë dhe ende ngelet premtim i parealizuar. Përveç tjerash, numri i madh i veturave në qarkullim ndot edhe ajrin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button