Peticion online kundër ndërtimeve në zonën e liqenit të Badocit në Kosovë

Grupi për mbrojtjen e Liqenit të Badocit, ka nisur nënshkrimin e një peticioni online në kundërshtim të planeve të kompanive private për ndërtime në afërsi të liqenit artificial, shkruan Koha Ditore, transmeton Portalb.mk.

Prej tri ditësh  ky grup  ka mbledhur mijëra përkrahës që po e  kundërshtojnë paralajmërimin e projektit ndërtimor të lagjes “Lakeside Gardens” nga kompania KAWA dhe 4M Group.

Përfaqësues të tyre kanë thënë se Komuna e Prishtinës pas një vendimi të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ua ka lëshuar kushtet e ndërtimit. Në kundërshtim me legjislacionin në fuqi buzë liqenit synohet ndërtimi i lagjes luksoze që do t’i ketë 17 vila. Kompanitë kanë bërë të ditur se ndërtimi do të bëhet në zonën e dytë të mbrojtur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button