Të shtëna në protestat iraniane në Teheran, policia thotë se nuk ka gjuajtur (VIDEO)

Xhirimet e publikuara në mediet sociale kanë regjistruar të shtëna në afërsi të protestave iraniane të filluara pasi Teherani pranoi se gabimisht e kishte rrëzuar aeroplanin e pasagjerëve, për çka menjëherë u përgjigj policia, duke thënë se nuk kishte gjuajtur drejtë protestuesve.

Nuk kishte mundësi që menjëherë të kontrollohet autenticiteti i incizimeve të publikuara të dielën vonë, në të cilat ka edhe gjak në tokë dhe persona me pistoleta, të cilët duket se janë anëtarë të forcave të sigurisë, informuan mediet perëndimore, transmeton MIA.

Incizimet e tjera tregojnë se policia me uniforma i rrah protestuesit me shufra, derisa njerëzit në afërsi brohorasin “Mos i rrihni!”.

“Policia absolutisht nuk gjuante ndaj protestuesve sepse policët në kryeqytet morën urdhër që të jenë të përmbajtur”, deklaroi sot shefi i policisë së Teheranit, Hosein Rahimi.

Protestuesit iranianë të dielën iu bënë thirrje udhëheqësve që të tërhiqen, pasi ushtria pranoi se gabimisht e kishte goditur aeroplanin ukrainas.

“Ata gënjejnë se armiku ynë është Amerika, armiku ynë është këtu”, brohorisnin dhjetëra protestues para universitetit në Teheran, të shfaqura në xhirimet të cilat qarkullojnë në Tuiter. Protestues të shumtë u grumbulluan edhe në qytete të tjera.

Mediet perëndimore nuk mundën që t’i kontrollojnë publikimet në mediet sociale, por mediet shtetërore në Iran informuan për protestat e së shtunës të cilat shpërthyen pasi ushtria iraniane kërkoi falje për rrëzimin e rastësishëm të aeroplanit ukrainas  të mërkurën, me çka humbën jetën 176 persona. Disa pasagjerë gjatë atij fluturimi ishin shtetas të dyfishtë të Iranit, ndërsa 57 kishin pasaportë kanadeze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button