U arrestuan drejtuesit e dy portaleve në Mal të Zi

Policia e Podgoricës, ka arrestuar dy redaktorët kryesor të portaleve nga Mali i Zi, “Borba” dhe “IN4C”, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “shkaktim të panikut dhe trazirave”, shkruan Top-Channel, transmeton Portalb.mk

Ata ngarkohen se dje kanë shkaktuar panik në opinion duke publikuar lajme të rrejshme lidhur me ngjarjet në “Vila Gorrica”, në Podgoricë,  pa i vërtetuar paraprakisht informacionet.

“Vila Gorrica”, në Podgoricë, shfrytëzohet për pranimin e mysafirëve të lartë dhe delegacioneve të huaja nga ana e presidentit Millo Gjukanoviq dhe Qeverisë. Pasditen e djeshme në këtë vilë është ndezur një kuti kryqëzimi, por defekti shpejtë është rregulluar.

Ndryshe, në tekstet e tyre “Borba” dhe “IN4C”, publikuan se në “Vila Gorrica”, ka pasur shpërthim dhe se në drejtim të vendngjarjes janë nisur ekipe të zjarrfikësve dhe të policisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button