Anëtarja e porotës ka dhënë dorëheqje, gjykimi për “TNT” do të fillojë nga e para

Anëtarja e porotës Liljana Ivanovska – Koçkovska sot nuk është paraqitur në seancën gjyqësore për rastin “TNT”, pasi që ashtu siç njoftoi gjykatësi Ognen Stavrevm ka dhënë dorëheqje, njofton Portalb.mk.

“Morëm njoftim nga anëtarja e porotës se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, pasi që i ka skaduar mandati, por edhe për shkak të gjendjes shëndetësore. Gjykimi do të fillojë nga e para”, tha Stavrev.

Ai komentoi se kjo ka qenë dëshirë e mbrojtjes në muajt e fundit, kështu që i ka rikujtuar se tërë kohën kanë thënë se nuk duam ta zvarrisim procedurën, por të shikohet ligji.

“Nesër të deklaroheni nëse pajtohemi që provat vetëm të lexohen, të mos humbim kohë”, tha gjykatësi Stavrev.

Anëtarja e porotës, paraprakisht e ka njoftuar kryetarin e gjykatës se dëshiron të japë dorëheqje nga trysnitë, por pastaj ka ndërruar mendje, pasi që i është dhënë sigurim.

Në gjykim nuk është paraqitur as i akuzuari, Toni Trajkovski, pasi që ashtu siç njoftoi avokati i tij, nuk ka marrë ftesë.

Strashevski tha se edhe ai nuk ka marrë ftesë, por është lutur nga bashkëshortja e Trajkovskit që të paraqitet në gjykatë.

Në gjykatore nuk është paraqitur as e akuzuara, Elizabeta Najdovska, pasi që edhe ajo nuk ka marrë ftesë.

Sipas praktikës së deritanishme, të akuzuarit nuk marrin gjithmonë ftesë, por vlerësohet se janë të informuar nga seancat paraprake, në të cilat është caktuar data për seancat gjyqësore.

Ndryshe, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në mars të vitit 2015, gjegjësisht në të ashtuquajturën “Bombën e 13” apo materialin e përgjuar, ka lëshuar një bisedë për të cilën thotë se Gruevski duke biseduar me Janakievskin pranon se e ka gënjyer pronarin e kompleksit të rrënuar “Kosmos”, Fijat Canovski, lidhur me dokumentacionin e këtij kompleksi.

“Më erdhi këtu, asnjëherë nuk e kam parë më të frikësuar. Asnjëherë nuk kam parë dikë aq të frikësuar. Më tha se do ta sjellë Velinë (Ramkovskin) që të merremi vesh. I thash se do të mendoj dhe do ta thërras sonte. Më tha : ‘Të lutem më thirr sonte, se nesër fillon ramazani, dua ta pres i qetë”, dëgjohet duke thënë Gruevski. Ai gjatë tërë kohës qeshet me zë lidhur me frikën që e ka vërejtur te Canovski.

“I thash se ka gabime. Ai pranoi se ka gabime, e lëshova në ujë pak..”, dëgjohet të ketë thënë Gruevski, për më shumë dëgjojeni incizimin telefonik të mëposhtëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button