Ministri i Mbrojtjes së SHBA-së: Nuk pash prova se Irani ka planifikuar të sulmojë 4 ambasada

Ministri i Mbrojtjes së SHBA-së, Mark Esper e ka mbrojtur vlerësimin e SHBA-së se Iran ka planifikuar sulm ndaj 4 ambasadave amerikane në Lindjen e Mesme, përpara se SHBA ta vret gjeneralin iranian Kase Solejmani, njofton Portalb.mk.

Të premten, Trump deklaroi se katër ambasada është dashur të jenë cak i sulmeve, derisa anëtarët e Kongresit thonë se kërcënimi i tillë nuk është përmendur në brifingun e fshehtë dy ditë më herët.

I pyetur nëse ka pasur ndonjë kërcënim të dukshëm, Esper për CBS është përgjigjur:

“Nuk kemi parë asgjë në lidhje me katër ambasadat. Por, unë e ndaj mendimin me presidentin dhe mendoj se do t’i godisnin ambasadat tona. Kemi informata se përgatitet sulm me përmasa të mëdha, i cili do të ndodhte në disa vende dhe se i njëjti do të ishte më i madh se kërcënimet paraprake, që do të sillnin në përballje direkte me Iranin. Atë kërcënim arritëm nda ndalojmë.

Solejmani u vra në sulm me dron më 2 janar, për të cilin Iran u përgjigj me sulm me raketa në dy baza ushtarake amerikane në Iran, por pa viktima.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button