Vajza që iu transplantua një fytyrë e re, pasi humbi të sajën gjatë tentativës për vetëvrasje

Nëse do të kërkoni në Google për Katie Stubblefield do të ndesheni me një histori sa rrëngjethëse, aq edhe interesante. Do të kuptoni që arritjet në mjekësi, jo vetëm që kanë shpëtuar jetë, por po ndryshojnë jetët e shumë njerëzve, ashtu siç ndryshuan jetën e Katie-t. Falë avancimit të mjekësisë, Katie mundi të kishte sërish një fytyrë, mundi të rifillonte të jetonte pasi humbi fytyrën gjatë një tentative për vetëvrasje, njofton Class.

Kjo është historia fantastike e Katie-t, e cila është njeriu më i ri në botë që i nënshtrohet transplantit të fytyrës.

Më 25 mars të vitit 2014, kur ishte vetëm 18 vjeç, Katie Stubblefield u nda nga i dashuri dhe e mërzitur tentoi t’i jepte fund jetës. Pas zënkës, ajo shkoi në shtëpinë e të vëllait, mori armën e tij, e vendosi poshtë mjekrës dhe e shkrepi.

Pas shumë komplikimeve dhe një lufte të madhe për jetën, fatmirësisht ajo mbijetoi, por humbi fytyrën e saj. Balli, hunda, sinuset dhe buzët e saj nuk ishin më. Sytë e saj mundën të shpëtonin, por u dëmtuan rëndë. Edhe nofullat dhe kockat e tjera të fytyrës u dëmtuan shumë.

.
Katie me prindërit e saj para transplantit

Katie mundi të shpëtonte, por ajo donte të kishte sërish një jetë normale dhe për të ishte shumë e rëndësishme të kishte sërish një fytyrë. Për këtë arsye, Katie mori vendimin e rëndësishëm për të kryer një transplant fytyre. Më 4 maj të 2017-ës, ajo iu nënshtrua transplantit të fytyrës në Cleveland Clinic. Kirurgët i vendosën asaj fytyrën e një 31-vjeçareje, të quajtur Adrea Schneider, e cila vdiq për shkak të një mbidoze droge.

.
Photo Courtesy: Nationalgeographic.com
Katie para aksidentit, 2013 (majtas) Adrea Schneider, donatorja e fytyrës, 2017 (djathtas)

Operacioni zgjati 31 orë dhe ishte më i gjati i këtij lloji, por rezultoi me sukses. Përveçse Katie kishte tanimë një fytyrë, ajo mund edhe të hante dhe të merrte frymë lirisht dhe në mënyrë të pavarur, për herë të parë pas aksidentit.

.

Kjo është fytyra e Katie-t para tentativës për vetëvrasje (majtas) dhe pas transplantit (djathtas). Rezultati nuk është i ngjashëm me atë para, por tani të paktën ajo ka një fytyrë.

.

Katie nuk është e vetmja që i është nënshtruar një transplanti të tillë, pasi ka shumë njerëz që për shkak të problemeve të ndryshme janë detyruar ta bëjnë. Mjekësia ka avancuar aq shumë saqë mund të bëjë mrekulli, edhe pse rreziqet janë të shumta. Nuk përjashtohet kurrë mundësia që trupi ta refuzojë fytyrën e re pas transplantit. Po ashtu, dihet që fytyra e transplantuar nuk do të funksionojë dhe nuk do të duket kurrë aq mirë sa e para.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button