Të paktën 17 persona kanë humbur jetën nga temperaturat e ulëta në Afganistan

Temperaturat shumë të ulëta kanë lënë të vdekur së paku 17 persona në Afganistan të shtunën, deklaruan autoritetet, përderisa reshjte e mëdha të borës dhe shiut po vazhdojnë në shumë pjesë të vendit, shkruan REL.

Afganistani përballet shpesh me temperatura mjaft të ulëta, por ky vit konsiderohet ndër më të rëndit nga Instituti Meteorologjik.

Temperaturat në shumë pjesë të vendit kanë arritur në -12 gradë.

Reshjet e mëdha të borës kanë mbyllur shumë rrugë që nga nata e ndërrimit të moteve, si dhe ka dëmtuar shumë prona private.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button