Humbi jetën motoçiklisti portugez Goncalves në Dakar Rally

Motoçiklisti portugez Paulo Goncalves humbi jetën në një aksident në fazën e shtatë të garës në Dakar Rally në Arabinë Saudite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Motoçiklisti 40-vjeçar pësoi në një aksident fatal pas 276 kilomterave të kaluara gjatë garës.

“Organizatorët morën një alarm në ora 10:08 dhe dërguan një helikopter mjekësor që arriti te motoçiklisti në ora 10:16 dhe e gjetën atë pa vetëdije pasi përjetoi një arrest kardiak”, thuhet në deklaratë në faqen zyrtare të garës.

“Pas përpjekjeve për ta kthyer në jetë në vendin e ngjarjes, motoçiklisti u dërgua me helikopter në Spitalin Layla, ku me keqardhje u konstatua vdekja e tij”, shtohet në deklaratë.

Goncalves po merrte pjesë për të 13-herë në Dakar Rally. Ai bëri debutimin e tij në vitin 2006.

Portugezi ka qenë kampion botëror në të gjitha garat në vitin 2013, ndërsa ishte radhitur në vendin e 46-të të klasifikimit të përgjithshëm pas fazës së gjashtë në Dakar 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button