Arsenali kërkon sulmues të ri në Spanjë

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, raportohet se është duke bërë shoping në Spanjë në kërkim për të përforcuar repartin sulmues në janar.

Daily Mail bën të ditur se Wenger ka marrë dritë të gjelbër për të harxhuar në janar me qëllim të ringjallë shpresat e lëkundura të Arsenalit për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Duke marrë parasysh implikimet si pasojë e mos-përfundimit në top-katërsh, në mesin e hierarkisë së topçinjve ka një frikë se ata mund të mbesin jashtë garës elite të futbollit evropian këtë sezon.

Dhe shqetësimet për thellësinë e skuadrës, veçanërisht pozitave sulmuese, do ta detyrojnë Wenger të jetë aktiv në afatin kalimtar të janarit.

Sulmuesi i Athletic Bilbao, Fernando Llorente, dhe ai i Atletico Madrid, Adrian Lopez, janë në mesin e emrave që po përcillen nga francezi. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button