Mbesa modele e Lady Diana-s do të martohet me milionerin 32 vite më të madh se ajo

Për të gjithë të fiksuarit me familjen mbretërore, po ju themi se kemi një dasmë në horizont. Mbesa 29-vjeçare e Lady Diana-s, Lady Kitty Spencer, e cila është edhe modele përveçse kushërira e William-it dhe Harry-t, do të martohet me të dashurin e saj 61-vjeçar, Michael Lewis, shkruan Class.

Lady Kitty Spencer

Sipas Daily Mail, Michael i propozoi për martesë Lady Kitty-t pak para Krishtlindjeve. Michael është një multimiliarder nga Afrika e Jugut, por nuk i pëlqen fama dhe preferon të qëndrojë nsa më larg vëmendjes së publikut. Ai është i divorcuar dhe ka tre fëmijë të rritur.

Lady Kitty Spencer dhe i dashuri

Lewis është 32 vite më i madh se Lady Kitty, por në këtë rast mosha është thjesht një numër, pasi ata janë shumë të dashuruar. Për më tepër, familja e Lady Kitty-t e pëlqen shumë Michael-in.

Lady Kitty Spencer

Tani mezi presim ta shohim Kitty-n me fustan të bardhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button